Back to Reviews
Reviews
11th June 2018

Talk / Thomas Delamarre / Harabel Contemporary Art / June 11th, 2018 / Tirana

Talk / Thomas Delamarre / Harabel Contemporary Art  / June 11th, 2018 / Tirana

Thomas Delamarre – the next guest of Harabel Contemporary Art, invited for a conversation among participants of the art world –he made known the activity of the Cartier Foundation contemporary art,  located in Paris.

The Cartier Foundation was launched in 1984 by Alain Dominique Perrin, President of Cartier International at the time, with a suggestion by artist César and directed by Hervé ChandèsSince moving to Paris in 1994, the Cartier Foundation is housed in a light and airy building designed by architect Jean Nouvel. In these unprecedented surroundings come alive exhibitions, conferences and artistic productions.

The Cartier Foundation is at the same time, a space for creation for artists and a place where art and the general public can meet as a form of dedication to widespread recognition and public awareness of contemporary art, making it more tangible. Each year, the Cartier Foundation organizes an exhibition program based on artists or individual themes. Also, meetings are held focusing on performing arts, where artists explore links between visual arts and other forms of contemporary artistic expression. As a reflection of our time, the Cartier Foundation includes all creative fields and genres of contemporary art, ranging from design to photography, from painting to video art and from fashion to performance art.

For the participants, Thomas Delamarre selected from the Cartier Foundation’s collection, “EXIT” (2008-2015), a film about the theme of human migration based on an original installation created by American architects Liz Diller and Ricardo Scofidio in collaboration with the French philosopher Paul Virilio.

The footage outlines that the world population is in constant motion. Of the 7 billion inhabitants of this globe, the strongest trend is that of the influx into urban areas. While migration is a result of a variety of causes, primarily social and economic causes. In the footage a lot of attention is given to environmental degradation, as a multilateral problem coused not only by the exploitation of natural resources and their natural exhaustion, but also due to their abuse, due to a lack of awareness from the human being which has also led to a negative impact on climate conditions.

The footage graphically reflects everything about the multi-directional movement of humanity in the period in which we live and performs a near prediction of the conditions towards which mankind is going, following frantically the rhythm of the destruction of its living resources.

***

Bashkëbisedim / Thomas Delamarre / Harabel Contemporary Art / 11 qershor, 2018 / Tiranë 

Thomas Delamarre – i ftuari i radhës nga Harabel Contemporary Art për një bashkëbisedim mes pjesëmarrësish që i përkasin botës së artit – bëri të njohur veprimtarinë e Fondacionit Cartier për artin bashkëkohor me vendndodhje në Paris.

Fondacioni Cartier e ka nisur veprimtarinë në vitin 1984 nga Alain Dominique Perrin, Presidenti i Cartier International në atë kohë, me një sugjerim nga artisti César dhe i drejtuar nga Hervé ChandèsQë kur u vendos në Paris në vitin 1994, Fondacioni Cartier është vendosur në një ndërtesë plot ajër e dritë, projektuar nga arkitekti Jean Nouvel. Në këtë mjedis të papërsëritshëm marrin jetë ekspozita, konferenca dhe prodhime artistike.

Fondacioni Cartier përbën në të njëjtën kohë një hapësirë krijimi për artistët dhe një vend ku arti e publiku i gjerë mund të takohen, si një formë përkushtimi ndaj njohjes së gjerë dhe ngritjes së vetëdijes publike për artin bashkëkohor, duke e bërë atë më të prekshëm. Çdo vit, Fondacioni Cartier organizon një program të ekspozitave të bazuara në artistë ose tema individuale. Gjithashtu organizohen takime që përqendrohen në artet interpretuese, ku artistët hulumtojnë lidhjet midis arteve pamore dhe formave të tjera të shprehjes artistike bashkëkohore. Si një pasqyrim i kohës sonë, Fondacioni Cartier përfshin të gjitha fushat krijuese dhe gjinitë e artit bashkëkohor, duke filluar nga dizajni në fotografi, nga piktura në video-art dhe nga moda në artin e performancës.

Thomas Delamarre përzgjedh nga koleksioni i Fondacionit Cartier për të pranishmit në bashkëbisedim veprën “EXIT” (2008-2015), një filmim mbi temën e migrimit njerëzor bazuar në një instalacion origjinal të krijuar nga arkitektët amerikanë Liz Diller dhe Ricardo Scofidio në bashkëpunim me filozofin francez Paul Virilio.

Materiali filmik vë në dukje se popullsia botërore është në lëvizje të vazhdueshme. Ndër 7 miliardë banorët e këtij globi prirja më e fortë është ajo e dyndjes në hapësirat urbane. Ndërkohë që migrimi është rrjedhojë e një sërë shkaqeve, parësisht atyre sociale dhe ekonomike. Shumë rëndësi i jepet në film rrënimit të mjedisit, si një problematikë shumëplanëshe e cila vjen si pasojë jo vetëm e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe shterimit të tyre natyralisht, por edhe shpërdorimit të tyre, për shkak të një mungese të theksuar ndërgjegjësimi të qenies njerëzore gjë që ka çuar gjithashtu edhe në ndikimin negativ ndaj kushteve klimatike.

Materiali filmik pasqyron grafikisht gjithçka lidhur me lëvizjen shumëdrejtimëshe të njerëzimit në periudhën në të cilën po jetojmë dhe kryen një parashikim të afërt të kushteve drejt të cilave njerëzimi po shkon, duke ndjekur furishëm ritmin e shkatërrimit të burimeve të veta jetësore.

 

Photos: Courtesy of Harabel Contemporary Art

 

 

search cross