Back to Reviews
Reviews
30th May 2018

Public Art / Anri Sala / “Take Over” and “Mixed Behavior Reloaded” / REJA / May 30th 2018, Tirana

Public Art / Anri Sala / “Take Over (Marseillaise)” and “Take Over (Internationale)”; “Mixed Behavior Reloaded” / REJA / May 30th, Tirana

HARABEL Contemporary Art Platform , invited by REJA, presents two works by artist Anri Sala: “Take Over” (2017) and “Mixed Behavior Reloaded” (2018) on May 30th, 2018 (20:30). In the time interval between two videos labeled “Take Over”, a conversation is being held between the author and the audience, he tries to examine the ideas transmitted into his work.

Take Over (Marseillaise), 2017

Video projection,

Duration 7:56 min

Take Over (Internationale), 2017

Video projection,

Duration 7:56 min

“Take Over” (2017) is a video and sound installation comrised of two films. It deals with the main themes in Anri Sala’s work by exploring the relationship between music and narrative, architecture and film and the mutual qualities of different media, merging their respective boundaries.

The conceptual starting point are two popular musical works, affiliated by an entangled political and cultural history, the Marseillaise and the Internationale. Composed in 1792, the Marseillaise was closely related to the French Revolution but also quickly spread to other countries where it became a symbol for the overthrow of oppressive regimes.

Thus the text written in 1871 for “Internationale” was initially set in the melody of “Marseillaise” until 1888 when its original music was composed and the song became the standard anthem of the socialist movement

Both anthems have undergone major changes in their political connotations: from revolution, restoration, socialism, resistance and patriotism, to additional associations with colonization and oppression in the second half of the twentieth century (as national anthems of France and the Soviet Union, respectively). “Take Over” makes audible the close relationship of these two anthems and discovers the musical connection in the footsteps of this symbolic change. It is the very sound that determines the film: the change of focus on the film is linked to the musical tonalities and the movement of the keys that produce the music, even if the background of this system remains elusive. Both films have been originally conceptualized to run simultaneously with their respective soundtracks playing in tandem. For this presentation, the films will be screened one after the other.

Take Over features pianist Clemens Hund-Göschel.

 

Mixed Behaviour Reloaded, 2018

Performance

Duration approx. 30 min

“Mixed Behavior Reloaded” (2018) is a performance, presented for the first time the public, a sequel to Mixed Behavior’s(2003), Anri’s famous work. This work embodies the most important topics and strategies of the artist’s work, placing in the same visual concept the foreground and the backstage, the light and the darkness, the sound and the picture.

In the original “Mixed Behavior” 2003, a lonely DJ played by Albanian DJ Minimim, spins the record and plays music on the rooftop of a building in Tirana. It rains and is New Year’s eve . The DJ, leaning over his equipment to play music, is covered by a tarpaulin, while on the background the fireworks explode around him, giving light to darkness; their noise crashes at the same time as the sound of the firing guns , a local Albanian festive tradition at the time.

Gradually, we realize that the video’s soundtrack plays in manipulated synchrony with the fireworks, the DJ appears to control a scene that stretches across the background like a movie screen or canvas. However, while the music proceeds in a predictable, linear fashion, seeming to reflect the fireworks in the distance, we realize that the images are periodically moving backward; almost undetectably, Fireworks seem as if they are moving back to get back into their This action suggests the “scratching” practice of DJs on musical discs, quickly and repeatedly, turning the sound back and forth.

For Mixed Behaviour Reloaded, Sala works again with DJ Minimim, inviting him to play in tandem with instances of himself from 15 years ago. The performance will bring back the echo of Tirana sounds of 2003 represented in Mixed Behaviour, now in a completely new sound constellation, as it will resonate the night of May 30th 2018, at REJA, nearby the central Boulevard of Tirana, now manipulating sound synchrony with the city’s vibrant noises.

***

Art Publik / Anri Sala / “Take Over (Marseillaise)” dhe “Take Over (Internationale)”; “Mixed Behaviour Reloaded” / REJA / 30 maj, Tiranë

Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL, e ftuar nga REJA, paraqet në  këtë mjedis dy vepra të artistit Anri Sala: “Take Over” (2017) dhe “Mixed Behaviour Reloaded” (2018), më 30 maj 2018 (20:30). Në hapësirën kohore midis dy videove emërtuar “Take Over”, zhvillohet mes autorit dhe të pranishmëve një bashkëbisedim, i cili përpiqet të shqyrtojë idetë e përçuara në to.

 “Take Over (Marseillaise)”, 2017

Video-projeksion

Kohëzgjatja 7:56 min

“Take Over (Internationale)”, 2017 

Video-projeksion

Kohëzgjatja 7:56 min

“Take Over”(2017) është një instalacion-video dhe zë i përbërë nga dy filma. Trajton tematikat kryesore në veprën e Anri Salës, duke eksploruar marrëdhëniet midis muzikës dhe rrëfimit, arkitekturës e filmit dhe cilësitë e ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës.

Pikënisja konceptuale e veprës “Take Over” janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhura me kompleksitetin e historisë politike dhe kulturore, “La Marseillaise” dhe “Internationale”. Kompozuar në vitin 1792, “Marseillaise” ishte e lidhur ngushtë me Revolucionin Francez, por shpejt u përhap në vende të tjera ku u bë simbol i përmbysjes së regjimeve shtypëse. Kështu, teksti i shkruar më 1871 për “Internationale”-n fillimisht u përcaktua në vijën melodike të “Marseillaise”-s, deri në vitin 1888 kur muzika e saj origjinale u kompozua dhe kënga u bë himni standard i lëvizjes socialiste. Të dyja himnet kanë pësuar ndryshime të mëdha në kuptimet e tyre politike: nga revolucioni, restaurimi, socializmi, rezistenca dhe patriotizmi, në shoqatat lidhur me kolonizimin dhe shtypjen në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë (si himne kombëtare përkatësisht të Francës dhe Bashkimit Sovjetik). “Take Over” e bën të dëgjueshme marrëdhënien e ngushtë të këtyre dy himneve dhe gërmon lidhjen muzikore në gjurmët e këtij ndryshimi simbolik.

Është vetë tingulli ai që e përcakton filmin: ndryshimi i fokusit në film është i lidhur me tonalitetet muzikore dhe lëvizjen e çelësave që e prodhojnë muzikën, edhe nëse sfondi i këtij sistemi mbetet i pakapshëm.

Të dy filmat janë konceptuar fillimisht për t’u shfaqur njëkohësisht, me qëllim konkurrimin e njëkohshëm të tingujve të tyre përkatës. Për këtë prezantim, filmat shfaqen njëri pas tjetrit.

Për “Take Over” ka luajtur në piano Clemens Hund-Göschel.

 

“Mixed Behaviour Reloaded”, 2018

Performancë

Kohëzgjatja përafërsisht 30 min.

“Mixed Behaviour Reloaded” (2018) është një vepër arti në formën e performancës, e cila paraqitet për herë të parë për publikun, vazhdim i veprës së famshme të artistit “Mixed Behavior” (2003).

Kjo punë mishëron tematikat dhe strategjitë më të rëndësishme të veprës së artistit, duke vendosur në të njëjtin koncept vizual planin e parë dhe prapaskenën, dritën dhe errësirën, tingullin dhe figurën.

Në veprën origjinale “Mixed Behaviour” të vitit 2003, një DJ i vetmuar, performuar nga DJ shqiptar Minimim, rrotullon diskun dhe luan muzikë në një tarracë të një pallati në Tiranë. Bie shi dhe është prag vigjiljeje e Vitit të Ri. DJ, përkulur mbi mjetet e tij për të luajtur muzikë, është i mbuluar nga një qese e gomuar, ndërsa në sfond fishekzjarret shpërthejnë rreth tij, duke i dhënë dritë errësirës; zhurma e tyre përplaset njëkohësisht me zhurmën e shkrepjeve të armëve të zjarrit, një traditë festive vendase shqiptare e kohës. Gradualisht kuptojmë se kolona zanore e videos, pra DJ, luan në sinkronizim të manipuluar me fishekzjarret. DJ duket se kontrollon një skenë që shtrihet në sfond si një ekran filmi ose kanavace.

Ndërkohë që muzika vazhdon të luhet në mënyrë të parashikueshme dhe lineare, duke u munduar të pasqyrojë zhurmën e fishekzjarreve në distancë, ne kuptojmë se imazhet po lëvizin në reversë, pothuajse pa u ndier. Fishekzjarret duken sikur nga shpërthimi lëvizin mbrapsht për t’u rikthyer në ambalazhin e tyre. Ky veprim sugjeron praktikën e “gërvishtjes” nga DJ mbi disqet muzikore, shpejt dhe në mënyrë të përsëritur, duke e kthyer tingullin herë pas here mbrapsht.

Për “Mixed Behaviour Reloaded”, Sala punon përsëri me DJ Minimim, duke e ftuar atë të luajë ndërkohë që në një ekran shfaqet po ai, 15 vite më parë. Përmes “Mixed Behaviour”, performanca do të sjellë jehonën e tingujve të Tiranës së vitit 2003, tani nën një konstelacion krejtësisht të ri, ashtu siç jehon natën e 30 majit 2018 te Reja, pranë Bulevardit të Tiranës, duke krijuar një lojë mes tingullit dhe zhurmave të gjalla të qytetit në sfond.

Photos: Courtesy of Blerta Kambo

 

 

search cross