Back to Reviews
Reviews
19th April 2018

Exhibition / Ledia Kostandini / “Let Us Meet in Between” / BAZAMENT Art Space, Tirana / April 19th, 2018

Exhibition /Ledia Kostandini / “Let Us Meet in Between“ / BAZAMENT Art Space, Tirana /April 19th, 2018

The solo exhibition of the artist Ledia Kostandini opened on April 19, 2018 at Bazament Art Space in Tirana. It was the first time that this exhibition was on view for the public.

For seven years, Ledia Kostandini has worked with a collection of postcards, discovered by the artist herself in 2011, but sent to her family members (grandfather, father, uncles and aunts) over a period of 40 years. The content is simple and discloses the social and emotional interaction between the sender and the receiver of the postcards. The latter (capturing Albanian cities and landscapes) were sent from cities across Albania to Pogradec, between the years 1950 and 1990, the period of communist isolation in Albania. 

The artist makes an art installation out of the postcards, the primary intent of which is communication. The postcards become an art medium to present the liaison with times and not with people.

These postcards give the idea of naive well wishes messages but, nonetheless, they encouraged the artist to travel across the country with the aim to explore “the Albania from the postcard”, but discovering a new country en voyage. 

The postcards are placed in a small wooden box: on the left is the old postcard, where one can read the well wishes in its backside; next to it the artist has re-captured the same view of every postcard in today’s time. Every single part of Let Us Meet In Between positions the same geographical location, split in between the old times and the new ones. 

This duality relates to a lived reality: her grandfather passed away following a heart attack on New Year’s Eve in 1982 with his burial taking place the following day. Though, his sudden death did not stop the postcards that had already been mailed to him. The exhibition at Bazament Gallery reveals the lived paradox among times: the past, the present and the future.

Naturally, the current reality in Albania similar to other realities in the world would not remain the same, and undeniably has changed throughout the years. This is the aim of the artist, who presents her exploration of shifting time through old postcards and re-captured photos of the exact views of Albania.

After all these years, today’s Albania does not resemble the country it used to be in the past. In this context, the curatorial concept of the exhibition referrers to the Italian writer Italo Calvino, who observed the “invisible” Maurilia: “just as the old postcards do not depict Maurilia as it was, but a different city which, by chance, was called Maurilia, like this one”. Albania, like Maurialia, becomes a fiction of its own making.

*Ledia Kostandini is an Albanian artist based in Tirana. A graduate of the University of Arts, Tirana, her practice spans diverse media, including photography, painting, installation, public interventions, and illustration.

***

Ekspozitë / Ledia Kostandini / “Takohemi diku midis” / Bazament, Tiranë / 19 prill 2018

Ekspozita personale e artistes Ledia Kostandini në hapësirën Bazament në Tiranë, e cila u hap më 19 prill 2018, përbën njëkohësisht edhe herën e parë që kjo punë shfaqet për publikun. 

Për një periudhë kohore prej shtatë vitesh, Ledia Kostandini ka punuar me një koleksion kartolinash;  kartolina, të cilat u janë dërguar familjarëve të saj (gjyshit, babait, xhaxhallarëve dhe hallave) përgjatë 40 viteve dhe që artistja Kostandini i zbuloi në vitin 2011. Tekstet e urimit brenda tyre janë të thjeshta, si  dhe paraqesin ndërveprimin shpirtëror e shoqëror mes dërguesve dhe marrësve. Kartolinat (pamje të qyteteve apo peizazheve të ndryshme shqiptare), ashtu si urimet vinin nga e gjithë Shqipëria e drejtoheshin në Pogradec, brenda harkut kohor 1950-1990, kohë që shtrihet brenda periudhës së izolimit politik në Shqipëri.

Kohë më vonë, nga objekte të marrëdhënieve ndërpersonale dhe nën fantazinë krijuese të artistes, këto objekte shndërrohen në një medium artistik përmes të cilit ajo bën kohët të komunikojnë mes njëra-tjetrës.

Këto kartolina, në dukje të thjeshta, e kanë nxitur artisten të bëjë udhëtime kryq e tërthor vendit, në kërkim të gjurmëve të një Shqipërie që nuk është më dhe zbulimit të një vendi të ri gjatë këtij rrugëtimi.

Kartolinat janë të vendosura në një kutizë të vogël druri: në të majtë kartolina, ku mund të lexohet edhe urimi në pjesën e prapme të saj, e përbri, në të djathtë e njëjta pamje e kartolinës, por tanimë e fotografuar nga vetë artistja, në ditët e sotme. Çdo pjesëz përbërëse e ekspozitës “Takohemi diku midis” e vë të njëjtën hapësirë gjeografike në dy kohë, dje dhe sot. Përmes zbulimesh vetjake, Kostandini ka fotografuar me shumë saktësi të njëjtën pamje të çdo kartoline në qytetin përkatës, duke përftuar kështu një realitet të dyfishtë.

Ky dyfishim përputhet me një realitet të jetuar: gjyshi i saj ndërroi jetë nga ndalimi i zemrës në natën e 31 dhjetorit 1982 dhe u varros të nesërmen. Por vdekja e tij nuk i ndaloi kartolinat që tashmë ishin nisur me postë në drejtim të tij. Ekspozita në galerinë Bazament shpërfaq këtë paradoks të jetuar të së kaluarës, të së tashmes dhe të së ardhmes. 

Natyrshëm, si një pamohueshmëri e rrjedhës së kohës dhe jetës njerëzore, realiteti shqiptar, ashtu si çdo realitet tjetër në botë, nuk ka si të jetë i njëjti dhjetëvjeçarë më vonë. Pikërisht këtë ka dashur të sjellë artistja në sytë e publikut: një krahasim kohe dhe hapësire përmes kartolinave të dikurshme dhe fotografive të tanishme, bërë nga vetë ajo.

Pas gjithë këtyre viteve, Shqipëria nuk ngjan më me atë se çfarë ka qenë dikur. Në ilustrim të kësaj, në tekstin përshkrues të ekspozitës përmendet shkrimtari Italo Calvino, i cili përshkruan “të padukshmen” e Maurilias: “Ashtu si kartolinat e vjetra nuk e paraqesin Maurilian si ka qenë, por si një qytet tjetër, që rastësisht, njësoj me këtë qytet, quhej Maurilia”. Shqipëria, ashtu si Maurilia, shndërrohet në një trillim të krijuar vetë. 

 *Ledia Kostandini është artiste shqiptare që jeton në Tiranë. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve, në Tiranë. Praktika e saj përfshin mediume të ndryshme, përfshirë fotografinë, pikturën, instalacionin, ndërhyrjet publike dhe ilustrimin.

 

http://bazament.al

 

 

 

 

 

search cross