Back to Reviews
Reviews
30th May 2018

Exhibition / “(Re)Connection with the Public Sphere” /  Zeta Gallery / May 11th – 30th, 2018 / Tirana 

Exhibition / “(Re)Connection with the Public Sphere” /  Zeta Gallery / May 11th – 30th, 2018 / Tirana 

“(Re)Connection with the public sphere” is the exhibition in the Zeta Gallery, open to the public from 11th -30th of May 2018, with participating artists: Iris Andraschek and Hubert Lobnig, Gelit, Werner Reiterer, Anna Meyer and Franz Kapfer. The aim of the exhibition is the review of public space from the point of view of contemporary artists from Austria.

The idea of this activity is credited to a artist called Hubert Lobnig, who visited Tirana for the first time in 1992. This idea arose from his comparative observations on the fundamental changes of the Albanian society’s relationship with the public space of the capital.

Photos of Iris Andraschek and Hubert Lobnig represent borders, including a certain state of mind on both sides of the frontier, or physical transendences , reflecting his opposition by reason of human will.The photos displayed in the exhibition reflect an installation titled “Where Do The Borders Go“, which carries the idea of border violation in their country of origin as a question to the national policies towards the state administrative demarcation.

A series of photographs, taken by Hubert Lobnig in Tirana in 1992, portray the former Albanian capital in ruined urban areas (buildings of architectural value or not, destroyed cars abandoned in public spaces); artists ateliers; portraits of once rebellious artists – today politicians (Edi Rama); the presentation of forms of the totalitarian past (bunkers); a view of the daily vitality of the 90’s in the capital which does not resemble at all with the later under the artist’s lense.

In this exhibition, artist Anna Meyer reflects on social events such as citizen protests at the Heldenplatz in Vienna. The protests appear from two perspectives: inwardly and outwardly of the protest. Naturally the two forces collide: society and the state.

The ideas of the artist are elaborated through the painting medium (oil on glass and canvas) and its performance (faceburka). All this is a reflection of the role of virtual social networks in relation to the public sphere, where the action takes place. Meyer’s works are a testimony to the artist’s active role in today’s social phenomena.

The group of artists called Gelitin uses at the service of art one of the distinguishing features of human physiognomy: the nose, which often serves as an ethnic or racial identification. From a sensory organ, personalizing body, thanks to Gelit’s artists, the nose turns into an artistic public object: a monument in a rural area in Austria (2014). According to the curatorial text, this is just an ironic game with the company of a giant, buried on the ground with his exhausted nose on the surface.

At the Zeta Gallery exhibition, the Gelitin artists come with a series of photos that represent the entire progress of the artist’s work (the monument of the nose), as well as a drawing depicting the interaction of people with the monument.

Werner Reiterer attends the exhibition with three drawings representing different angles of a bunker. The feature of Reiterer’s bunker is precisely the presence of the sky: inside and outside it, as a feature that points to infinity even within forced physical separation as a result of a certain ascendancy.

Identifying elements of a nation or another – in this exhibition included through symbols are the Balkan countries, including Albania – serve Franz Kapfer for the construction of an installation. Describing Gjergj Kastrioti Skanderbeg’s image perhaps as a myth (as a figure dressed in a false legendary attire or fairytale) he attempts to demythologize it by placing his helmet atop a spear.

According to the curatorial text, generally Franz Kapfer uses flags, emblems, monuments, figures of Catholic saints in his urban installations, aimint to play with people’s perspective for everyday things on which he offers his standpoint through his work.

WERNER REITERER

* Born in 1964 in Grac; lives and works in Vienna; studied graphic art at the Academy of Fine Arts in Vienna.

ANNA MEYER

* Born in 1964 in Shafhausa (Schaffhausen), Switzerland; lives and works in Vienna; graduated in Art and Design Schools in Zurich and Lucerne.

FRANZ KAPFER

* Born in 1971 in Fürstenfeld; lives and works in Vienna; studied sculpture at the Academy of Fine Arts in Vienna.

IRIS ANDRASCHEK

* Born in 1963 in Horn; lives and works in Vienna, Austria; studied at the Vienna Academy of Fine Arts, at the “Fresco” school, in Bolzano and at “Scuola Arti Ornamentali” in Rome.

HUBERT LOBNIG

* Born in 1962 in Völkermarkt; lives and works in Vienna, Austria; studied at the University of Applied Arts in Vienna.

GELITIN

Artistic group of four members, who live and work in Vienna; they have joint international exhibitions since 1993.

***

Ekspozitë / “(Ri)Lidhje me sferën publike” / Galeria Zeta / 11 – 30 maj 2018

“(Ri)Lidhje me sferën publike” emërtohet ekspozita në Galerinë Zeta, hapur për publikun në datat 11 – 30 maj 2018, me artistë pjesëmarrës: Iris Andraschek dhe Hubert Lobnig, Gelitin, Werner Reiterer, Anna Meyer, si dhe Franz Kapfer. Ekspozita ka si pikësynim shqyrtimin e hapësirës publike nga pikëvështrimi i artistëve bashkëkohorë nga Austria.

Ideja e kësaj veprimtarie i takon artistit Hubert Lobnig, i cili e ka vizituar Tiranën për herë të parë në vitin 1992. Kjo ide lind pas vëzhgimeve të tij krahasuese mbi ndryshimet rrënjësore që ka pësuar marrëdhënia e shoqërisë shqiptare me hapësirën publike të kryeqytetit.

Fotografitë e artistëve Iris Andraschek dhe Hubert Lobnig paraqesin kufij, duke përfshirë në to gjendje të atilla si përkëtej dhe përandej kufirit, apo kapërcime fizike, duke pasqyruar kundërshtimin e tij prej vullnetit njerëzor. Fotografitë e paraqitura në ekspozitë pasqyrojnë instalacionin me titull “Where Do The Borders Go”, i cili mbart në vetvete idenë e shkeljes së kufirit në vendin e tyre të origjinës, si një pikëpyetje ndaj politikave kombëtare të demarkacionit administrativ shtetëror.

Një sërë fotografish, realizuar nga Hubert Lobnig në Tiranën e vitit 1992, paraqesin kryeqytetin e dikurshëm shqiptar në hapësira urbane në shkatërrim e sipër (ndërtesa me vlerë arkitekturore ose jo; makina të shkatërruara braktisur në hapësira publike); në atelie artistësh; portrete artistësh rebelë dikur – sot politikanë (Edi Rama); në paraqitje formash të së kaluarës totalitariste (bunkerë); në pamje nga përditshmëria jetike e viteve ’90 të një kryeqyteti, i cili nuk shembëllen aspak i tillë në fokusin e objektivit të artistit.

Artistja Anna Meyer pasqyron në ekspozitë ngjarje shoqërore si për shembull protestat qytetare të popullatës në Heldenplatz në Vjenë. Protestat paraqiten nga 2 këndvështrime: së brendshmi dhe së jashtmi protestës. Natyrshëm përplasen dy forca: shoqëria dhe shteti.

Idetë e artistes janë përpunuar përmes mediumit të pikturës (teknika e vajit në xham dhe në kanavacë) dhe performancës së saj (faceburka). E gjithë kjo vjen si mënyrë pasqyrimi për rolin e rrjeteve virtuale shoqërore në marrëdhënie me sferën publike, aty ku ndodh veprimi (ngjarja). Punët e Meyer-it dëshmojnë rolin veprues të artistit në dukuritë e sotme shoqërore.

Grupi i artistëve të quajtur Gelitin përdor në shërbim të artistikes një prej tipareve dalluese të fizionomisë njerëzore: hundën, e cila shpeshherë shërben si mënyrë identifikimi etnik ose racor. Nga një organ shqisor, personalizues, falë artistëve Gelitin hunda shndërrohet në një objekt publik artistik: një monument në një hapësirë rurale në Austri (2014). Sipas tekstit kuratorial, kjo s’është veçse një lojë ironike me shoqërinë e një gjiganti, të varrosur në tokë me hundën e rraskapitur në sipërfaqe.

Në ekspozitën e galerisë Zeta artistët Gelitin vijnë me një sërë fotosh të cilat paraqesin gjithë ecurinë nëpër të cilën merr jetë vepra artistike (monumenti i hundës), si edhe një vizatim i cili paraqet ndërveprimin e njerëzve me monumentin.

Werner Reiterer-i merr pjesë në ekspozitë me tri vizatime që paraqesin kënde të ndryshme të një bunkeri. Veçoria e bunkerit të Reiterer-it është pikërisht prania e qiellit: brenda dhe jashtë tij, si një tipar që vë në dukje pafundësinë edhe brenda veçimit të detyruar fizik si pasojë e një pushteti të caktuar.

Elemente identifikuese të një kombi apo të një tjetri – në ekspozitën në fjalë përfshihen përmes simboleve vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria – i shërbejnë Franz Kapfer-it për ndërtimin e një instalacioni. Duke e cilësuar figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut ndoshta si një mit (si një figurë të veshur me një petk të rremë legjendar a përrallor) ai përpiqet ta çmitizojë duke e vendosur përkrenaren e tij majë një heshte…

Sipas tekstit kuratorial, në përgjithësi Franz Kapfer-i përdor flamuj, emblema, monumente, figura shenjtorësh katolikë në instalimet urbane të tij, me qëllimin për të luajtur me perspektivën e njerëzve për gjërat e zakonshme të përditshme për të cilat ai ofron qëndrimin e tij përmes veprës së vet.

 

WERNER REITERER

*Lindur më 1964 në Grac; jeton dhe punon në Vjenë; ka studiuar artin grafik në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.

ANNA MEYER

*Lindur më 1964 në Shafhauzën (Schaffhausen), Zvicër; jeton dhe punon në Vjenë; diplomuar në Shkollat e Artit dhe Dizajnit në Zyrih dhe në Lucern.

FRANZ KAPFER

*Lindur më 1971 në Fürstenfeld; jeton dhe punon në Vjenë; studiuar për skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.

IRIS ANDRASCHEK

*Lindur më 1963 në Horn; jeton dhe punon në Vjenë, Austri; ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura Vjenë, në shkollën “Fresco”, në Bolzano dhe në “Scuola Arti Ornamentali” në Romë.

HUBERT LOBNIG

*Lindur më 1962 në Völkermarkt; jeton dhe punon në Vjenë, Austri; ka studiuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara, në Vjenë.

GELITIN

Grup artistik me katër anëtarë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Vjenë; kanë ekspozita të përbashkëta ndërkombëtare që nga viti 1993.

Photos: Courtesy of Zeta Galeri

http: https://qendrazeta.com

search cross