Back to Reviews
Reviews
10th June 2018

Exhibition / Silva Agostini / “with open eyes, with eyes closed” / Bazament Art Space / May 17th – June 10th 2018, Tirana

Exhibition / Silva Agostini / “With open eyes, with eyes closed” / Bazament Art Space / May 17th – June 10th 2018, Tirana

Artist Silva Agostini shows at Bazament Art Space three of her works, between May 17th – June 10th 2018. 

– The photo extracted from the photographic series “Granularity of Content” features a whole set of cypresses trees  surrounding the rubble of a one storey building. Persistence of life seems to possess the space against human oblivion  

– The center of this exhibition belongs to the video entitled “Forms of Presence”.

It is filmed in subterranean environment, the images come from the underworld; where grief ,metaphorically, comes from the underground, from “a great natural underground archive”Slowly moving film plans reveal hanging skins and attached to them are the numerical definitions that recall the numbers of slaves who buit the Keops Pyramid (“The Pyramid”, Ismail Kadare) as well as Nazi camp detainees or those of dictatorial regimes.

The use of numbers on the hanging skins is a sign of the devaluation of the identity and mass annihilation against the respective gender. The species most commonly annihilated in the video is the goat. In Albanian mythology, this animal possesses the magical powers of the fairies. Horns of wild goats are the protection and weakness of the fairies. In this short film the horns are “bowed”But the eyes are accusing … some of the species (in embalming) initiate the indictment. In another perspective, this phenomenon (the embalming) seals in itself as an apology to the “victim”, as well as superiority towards  it.

With a cold-blooded autopsy, the camera slides slowly into portraits in sensory sensations such as; tight jaws, feeble teeth, or eyes; plans slowly change too. What is remarkable is the look of the victim as a form of persecution to the victimiser. Throughout the filming , the video is accompanied by a prolonged reverberation sound as evidence of conscious human ranting. That consciousness that has caused the atrocity, which, even though “sheltered” underground twice: in the video and even in the space underneeth the Bazament it echoes a crazy time.

“Forms of Presence” invites you to meditate with a mythological character, just as historic, certainly under the guidance of psycho-social analysis.

– The third part of the exhibition, “Musical Requisites” recalls the fairies through “Die Feen” – the third act of this opera by Richard Vagner in a performance that combines music, storytelling and technology. Music is played in front of the exhibition surroundings through the cars parked alongside the alley of Bazament Art Space and its content (opera) again, conveys the mythological world of fairies , a world that has changed only shape and markings but essentially fueling war between species.The entire exhibition is in itself a call to common memory and actionable awareness as well.

***

 Ekspozita / Silva Agostini / “me sy të hapur, me sy të mbyllur” / Bazament Art Space / 17 maj – 10 qershor 2018, Tiranë

Artistja Silva Agostini vjen në Bazament Art Space mes datave 17. 05 – 10. 06. 2018 me tri punë.

– Fotografia e shkëputur nga seria fotografike “Granularity of Content” përmban një tërësi qiparisësh të cilët i rrijnë përqark rrënojës së një ndërtese njëkatëshe. Këmbëngulja jetësore duket se zotëron hapësirën përkundrejt harresës njerëzore.     

 – Qendra e kësaj ekspozite i takon videos me titull “Forms of Presence”.

Mjedisi ku filmohet është i nëndheshëm, pamjet vijnë nga nëntoka; por edhe metaforikisht kumti vjen po nga nëntoka, nga “një arkivë e madhe natyrore e nëndheshme”.

Planet filmike ecin ngadalë e shpërfaqin lëkurë të varura dhe bashkëngjitur tyre qëndrojnë përcaktimet numërore, të cilat të kujtojnë sa numrat e skllevërve që ngrenë piramidën e Keopsit (“Piramida”, Ismail Kadare), sa të internuarit e kampeve naziste apo të atyre të regjimeve diktatoriale.

Përdorimi i numrit në lëkurët e varura shërben si shenjëzim i zhvlerësimit të identitetit dhe shfarosjes në masë ndaj gjinisë përkatëse. Lloji më i hasur i asgjësuar në video është dhia. Në mitologjinë shqiptare, kjo kafshë zotëron fuqitë magjike të zanave. Brirët e dhive të egra janë mbrojtja dhe dobësia e zanave. Në këtë film të shkurtër brirët janë “përkulur”… Por sytë vazhdojnë të akuzojnë… disa prej llojeve (në balsamosje) të ndërmendin akuzën. Në një tjetër këndvështrim, kjo dukuri (balsamosja) ndryn në vetvete sa ndjesën ndaj “viktimës”, po aq epërsinë ndaj saj.

Me një autopsi gjakftohtë, kamera ecën ngadalë në portrete, në imtësitë shqisore si: nofullat e shtrënguara, dhëmbët e pafuqishëm apo sytë; planet ndërrohen ngadalë po ashtu. Ai që spikat është shikimi si një formë përndjekjeje e viktimës ndaj viktimizuesit. Përgjatë gjithë kohës filmike videoja shoqërohet nga një kumbim zanor i tejzgjatur si dëshmi e përçartjes së vetëdijshme njerëzore. Asaj vetëdijeje që ka shkaktuar mizorinë, e cila, ndonëse “strehuar” nëndheshëm dy herë: edhe në video, edhe në hapësirën nën tokë të Bazamentit, jehon një kohë të çmendur.

“Forms of Presence” (videoja) të fton në përsiatje me karakter sa mitologjik, po aq historik, sigurisht nën ngasjen e analizave psiko-sociale.

– Pjesa e tretë e ekspozitës, “Rekuizitë muzikore” risjell zanat përmes “Die Feen” (“Zanat”) – aktit të tretë të kësaj opere të Richard Vagner-it në një performancë e cila ndërthur muzikën, tregimin dhe teknologjinë. Muzika luhet para mjedisit të ekspozitës përmes makinave parkuar gjatësisht rrugicës së Bazament Art Space-it dhe përmbajtja e saj (operës) përçon sërish botën mitologjike të zanave, një botë që ka ndryshuar vetëm formë, shenjime, porse në thelb ushqen luftën mes llojeve.

E gjithë ekspozita është në vetvete një thirrje ndaj kujtesës së përbashkët dhe vetëdijes vepruese gjithashtu.

Photos: Courtesy of Bazament Art Space

http://bazament.al

 

search cross