Back to Reviews
Reviews
11th June 2018

Exhibition / “Ardhje” Award Finalists 2018 / Zeta Center / June 1st – 20th 2018, Tirana

 

Exhibition /  “Ardhje” Award Finalists 2018 / Zeta Center / June 1st – 20th 2018, Tirana

(Curated by Alban Hajdinaj)

Zeta Gallery presents the exhibition of the “Ardhje” award finalists, it will run from 01. 06. 2018 until 20. 06. 2018 and this year it will be this award’s 10th aniversary. This year the international jury consists of Barnabas Bencsik, Anthony Elms and Alketa Ramaj. The exhibition includes artists: Blerina Muça, Fatlum Doçi, Sokol Peci and this year’s winner Remijon Pronja. (Winner of a two-month practice for the residency program at Residency Unlimited Residency in New York, as well as the opportunity of a personal exhibition at the Zeta Center.)

Remijon Pronja

The video “Au Die Freude, Nushid Alfarah” (2016) was filmed during a class at the “Medrese” school in Tirana, in a female only class where girls, led by the music teacher, sing the European Union anthem in Arabic. According to the curatorial text, this video is driven by author’s experience as a student: when the EU anthem was introduced in the curriculum.

The contadiction in the case of the “Medrese” school, if we can say so, lies in the clash between being an Albanian school ( the curriculum implemented) and being a religious school (in this case the EU hymn has been translated into Arabic). To what extent can politics influence through culture? This is the video’s point of view. A viewpoint which recalls , not only, the geographical location (but multidirectional) of Albania between the West and the East.

Blerina Muça

Artist Blerina Muça paints (in acrylic and acuarel) a series of tableaus of her son, labeled “Roy, somewhere at home” (2015-2018). Her paintings are characterized by a gray background, her child in the center, as well as a secondary figure from time to time. The chosen colors are only a few, but what stands out is the red color: a sticky linen sheet with which the child covers his senses one at a time, occasionally the entire portrait; some other times he tears it. Transformed into a series of tableaus, these creations awake not only individual parental concerns, but also they call for attention to the phenomena relating to this age group, in these relationships.

 Fatlum Doçi

The “Seeds” (2017-2018) is the work with which the artist Fatlum Doçi participates in “Ardhje”. It s an installation that combines natural material with industrial equipment, created with pumpkins, willow branches, hydraulic tubes and lamps. The installation creates the impression of strange, enormous climbing plants (ramps, bends, extensions, full of light) of various dimensions extending upward, creating a sense of intimidation- despite the sensation that should have caused the understanding of the creation name, “Seeds”.

Sokol Peçi

“Homeland, a mirror to spit on” (2012), a photo printed on paper reflecting  Albania’s map, created by human secretions on a dense earthy background. Although in essence the homeland is each one of us, from the curatorial point of view “the homeland (constitutes) a subject to be hated” …

________________

“Ardhje” award” is the initiative of Wendy Luers and the Foundation for Civil Society Development in 1990 and is organized in collaboration with the YVAA (Young Visual Artists Award Residecy Unlimited, New York) network and the Trust Mutual Understaning, New York.

“Ardhja ” award is an international award for contemporary Albanian visual artists up to the age of 35.

* Remijon Pronja was born in 1984, in Tirana. He studied in Italy and received a MSc in Painting at the University of Brera in Milan and MSc in the Department of Contemporary Art Research at Brera University in Milan. He opened 3 personal exhibitions as well as participating in a series of joint exhibitions in Albania and abroad.

* Blerina Muça was born in 1985 in Fier. He graduated from the Academy of Arts in Tirana. Participant in a number of exhibitions, including exhibitions held at the National Art Gallery in Tirana.

* Fatlum Doçi was born in 1991 in Shkodra. He graduated from the Multimedia Atelier at the University of Arts in Tirana. Participant in a number of exhibitions in Albania and abroad.

* Sokol Peci was born in 1984, in Tirana. He graduated from the Academy of Fine Arts in Venice and received a Masters degree from the Academy of Fine Arts in Bologna. Participant in exhibitions in Albania and abroad.

***

 Ekspozitë / Finalistët e çmimit “Ardhje” 2018 / Qendra Zeta / 01 – 20 qershor 2018, Tiranë

(Kuruar nga Alban Hajdinaj)

Galeria Zeta hap më 01. 06. 2018 deri më 20. 06. 2018 ekspozitën e finalistëve të çmimit “Ardhje”, i cili jepet për herë të dhjetë tashmë. Këtë vit juria ndërkombëtare përbëhet nga Barnabás Bencsik, Anthony Elms dhe Alketa Ramaj. Ekspozita përfshin artistët: Blerina Muça, Fatlum Doçi, Sokol Peçi dhe Remijon Pronja, i cili është dhe fituesi i këtij viti. (Fitues i një përvoje dymujore në programin e rezidencave në Residency Unlimited, në Nju-Jork, si dhe i mundësisë së një ekspozite personale në Qendrën Zeta.)

Remijon Pronja

Videoja “Au Die Freude, Nushid Alfarah” (2016) është filmuar përgjatë një ore mësimore në shkollën “Medrese” në Tiranë, në një klasë të gjinisë femërore ku vajzat, të drejtuara nga mësuesi i muzikës, këndojnë himnin e Bashkimit Europian në gjuhën arabe. Sipas tekstit kuratorial, kjo video nxitet prej përvojës së autorit si nxënës: kur himni i BE-së u përfshi në programin mësimor.

Kundërshtia në rastin e shkollës së “Medresesë”, nëse mund të shprehemi kështu, qëndron në përplasjen midis të qenit një shkollë shqiptare (për programin mësimor që ndjek) dhe të qenit një shkollë fetare (në këtë rast himni i BE-së është përkthyer në gjuhën arabe). Sa mund të ndikojë politika përmes kulturës? Ky është këndvështrimi i videos. Këndvështrim i cili risjell në vëmendje vendndodhjen jo vetëm gjeografike (por shumëdrejtimëshe) të Shqipërisë midis Perëndimit dhe Lindjes.

Blerina Muça

Artistja Blerina Muça pikturon (në akrilik dhe akuarel) të birin në një sërë tablosh emërtuar “Roi, diku në shtëpi” (2015-2018). Pikturat e saj karakterizohen nga sfondi gri, fëmija i saj në qendër, si dhe figura dytësore herë pas here. Ngjyrat e zgjedhura janë të pakta, por ajo që spikat është e kuqja: një beze ngjitëse me të cilën fëmija mbulon herë njërën shqisë, herë tjetrën, me raste gjithë portretin; diku-diku e gris. Shndërruar në një cikël tablosh, krijimet zgjojnë jo vetëm shqetësim individual prindëror, por edhe thirrje për vëmendje ndaj dukurive që kanë të bëjnë me këtë grupmoshë, me këto marrëdhënie.

Fatlum Doçi

“Farat” (2017-2018), një instalacion i cili gërsheton lëndën natyrore me pajisjet industriale, krijuar me kunguj, degë shelgu, tuba hidraulikë dhe llamba, është punimi me të cilin merr pjesë në “Ardhje” artisti Fatlum Doçi. Instalacioni krijon përshtypjen e një bimësie të çuditshme, të stërmadhe dhe zvarranike (degëzime, lakime, stërzgjatje dhe koka plot dritë) të përmasave të ndryshme që zgjatohen për lart, duke krijuar ndjesinë e kanosjes – përkundër ndjesisë që do të duhej të shkaktonte ana kuptimore e emërtesës së krijimit, “Farat”.

Sokol Peçi

“Mëmëdheu, një pasqyrë për të pështyrë” (2012), fotografi e printuar në letër e cila pasqyron hartën e Shqipërisë nga krijimi i sekrecioneve të gojës njerëzore mbi një sfond të ngjeshur dheu. Pavarësisht se atdheu, në thelb, është secili prej nesh, nga këndvështrimi kuratorial “atdheu (përbën) një subjekt për t’u urryer”…

________________

Çmimi “Ardhje” është nismë e Wendy Luers-it dhe Fondacionit për Zhvillimin e Shoqërisë Civile në vitin 1990 edhe organizohet në bashkëpunim me rrjetin YVAA (Young Visual Artists Award, Residency Unlimited, Nju-Jork) dhe Trust Mutual Understaning, Nju-Jork.

Çmimi “Ardhje” është një çmim ndërkombëtar për artistët pamorë bashkëkohorë shqiptarë deri në moshën 35 vjeç.

* Remijon Pronja ka lindur në vitin 1984, në Tiranë. Studioi në Itali dhe mori MA shkencor në pikturë në Universitetin e Breras në Milano dhe MA shkencor në departamentin e kërkimeve për artin bashkëkohor në Universitetin e Breras në Milano. Realizues i 3 ekspozitave personale, si dhe pjesëmarrës në një sërë ekspozitash të përbashkëta brenda dhe jashtë Shqipërisë.

* Blerina Muça ka lindur në vitin 1985 në Fier. Është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Pjesëmarrëse në një sërë ekspozitash, përfshirë edhe ekspozita të zhvilluara në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

* Fatlum Doçi ka lindur në vitin 1991 në Shkodër. Është diplomuar në Atelienë e Multimedias në Universitetin e Arteve në Tiranë. Pjesëmarrës në një sërë ekspozitash brenda dhe jashtë Shqipërisë.

* Sokol Peçi ka lindur në vitin 1984, në Tiranë. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia dhe mori MA në Akademinë e Arteve të Bukura në Bolonjë. Pjesëmarrës në ekspozita brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Photos: Zeta Galeri

web: https://qendrazeta.com/

 

search cross