Galeria Kombëtare e Arteve mban të ekspozuar gjatë periudhës 9 korrik deri më 9 shtator 2021 projektin arkivë të artistit Tomislav Gotovac, kuruar nga Pierre Bal-Blanc. Kjo ekspozitë e titulluar “The Non-Canonical Gospel According to Tomislav Gotovac** Also Known as Antonio G.Lauer” (“Ungjilli jo-kanonik sipas Tomislav Gotovac** i njohur edhe si Antonio G.Lauer”) paraqet për vizitorët një seri prej punëve vetjake të artistit kroat të sjella në mediumet e video-instalacionit dhe fotografisë, ku në to janë të dokumentuara aktet performative të artistit dhe një pjesë e kinematografisë së tij ndër vite.

...

Kjo ekspozitë kërkon të rivendosë harmoninë anarkike të Tomislav Gotovac si një figurë në tranzicion, që kuptohet si një plan konsistence me variacione intensiteti të shumëfishta. Ekspozita synon të përcjellë praktikën e kinemasë përmes mjeteve të tjera që Gotovac zhvilloi në shfaqjet drejtpërdrejt në ekspozitat e tij. Veprat e artistit janë të ekspozuara në të gjithë hapësirën e katit të dytë të galerisë, përkatësisht në katër shirita të bardhë me përmasa të mëdha të vendosura mbi dysheme në linjë horizontale, ku gjithashtu pjesë përbërëse e tyre janë dhe pesë monitorë.

Gotovac e shikonte artin, dhe jo politikën si mjet për ndryshim. Ai marshoi lakuriq në hapësirat publike, në një përpjekje për të provokuar një shtet të ndërtuar mbi doktrinën masive, duke pohuar kështu ndryshimin e tij midis konformitetit shoqëror të ashpër në Jugosllavi. Me aktet performative të tij përqesh të gjitha pozitat e pushtetit, të gjithë ata që i shërbenin pushtetit dhe të gjithë sistemet politike dhe shoqërore.

Në shiritin e parë të vendosur në hapësirën e GKA vijnë të ekspozuara disa ndër performancat e tij në publik, me titujt: Showing Elle (1962); Breathing the air (1962); Hands (1964); Suitace (1964); Posing (1964); Homage to Josip Broz Tito (1980-1981); Haircutting and shaving in public space (Homage to Carl Theodore Dreyer) (1981); Conversation (1982). Në të njëjtën linjë është gjithashtu dhe një monitor i instaluar, ku në të shfaqen katër prej filmave të tij me metrazh të shkurtër. Citate nga artistë të tjerë (Glenn Miller, Duke Ellington, Billy Holiday, Jacques Prévert, Jean-Luc Godard) dhe homazhet për ta janë një pjesë e rëndësishme e artit të tij. Filmat e shfaqur mbajnë titujt: Don’t Ask Where We’re Going (1966) Film, 10’19”; Glenn Miller 1 (High School Playground 1) (1977) Film, 44’16”; Glenn Miller (2000) Film, 26’16”; Documents of time (pornography) (1980).

Shiriti i dytë vijon me një tjetër monitor që shfaq dy filma të tjerë dhe katër performanca që këtë herë janë të dokumentuara me anë të videos: S (1966) film 03’19”Ready-made 1 (2000) film, 03’19”Homage Tito, Zagreb (1980) performancë, 13’23”; Happ Our – Happening, Zagreb (1967) performancë, 04’64”; “The Third Key” Zagreb (1983) performancë, 05’37”; Reading Daily Mail, Amsterdam (1976) performancë, 300’12”. Gjithashtu Gotovac hetoi më tej vetëshprehjen përmes një serie shfaqjesh që vendosin trupin dhe transformimin fizik në thelbin e tyre. Ndër to ishin dhe performancat:  Heads (1970); Integral (1978); Zagreb, I love you! (1981); Talking (Rio Bravo) (1982); Marshal Tito Square, I love you (1997); The Forenoon of the Faun (1963).

Në vazhdimësi, në shiritin e tretë janë të dokumentuara të tjera performanca ku përmes tyre Gotovac donte të shprehte përmbysjen shoqërore që parandalon shoqërinë të tregojë anën e saj të shëmtuar: Heads (1960); Begging (Can You Spare Me a Dime? Thank You! The Begging Artist) (1980); Begging (Can You Spare Me a Dime? Thank You! The Begging Artist) (1981); Cleaning of Public Spaces (Homage to Vjekoslav France aka The Bolshevik and Cleaning Apostle) (1981); Superman (1984); Chimney man (selling Polet newspaper) (1984); Death mask (selling Polet newspaper (1984); Mummy ( selling Polet newspaper) (1984); Santa Claus (selling Polet newspaper); Street sweeper (selling Polet newspaper) (1984); Sickle, hammer and red star (1986); Masking (1986); Talking (Rio Bravo) Osijek (1982).

Në përmbyllje, shiriti i katërt ekspozon veprat me titujt: No hear, no see, no speak (Three monkeys) (1979); Speak quietly, but always hold a stick by your leg (1988); Degraffiting (Homage to WolfVostell) (1989); Foxy Mister (2002); Portrait, selling newspaper, actions (1981), Nude (1982); Mummy (selling Polet newspaper) (1984); TG as Grace Jones (1986); Portrait (1988); Jesus Christ on Calvary  (2 copies) (1986); The Canaletto View (2020). Në këtë hapësirë janë të instaluar dhe dy projektorë që projektojnë imazhe fotografike në murin përballë dhe në atë të djathtë. Gjithashtu një tjetër monitor në linjën horizontale paraqet sekuenca filmike dhe video-performancë të artistit: Tomislav Gotovac (1996) film, 01’03”Watch on the Rhine (2000) film, 01’04”Cesar Franck WolfVostell (2005) film, 18’59”; Point Blank War Art, Zagreb (1992) Performancë, 08’46”; Movement, Staglinec (2009) Performancë, 05’58”. Në fund të ekspozitës një monitor me përmasa të mëdha shfaq dhe një pjesë tjetër punësh kinematografike të Gotovac.

Kjo retrospektivë ndjek qasjet drejtuese të autorit në media kinematografike dhe jo-kinematografike nga kolazhet dhe fotografitë, te veprimet dhe shfaqjet në hapësirën intime, publike dhe mediatike.

*Tomislav Gotovac u lind më 9 shkurt të 1937 në Sombor dhe vdiq më 24 qershor 2010 në Zagreb. Gjatë viteve të tij të mëvonshme, ai ndryshoi emrin e tij në Antonio Lauer. Ai ishte një regjisor filmi dhe një artist konceptual dhe i performancës, dhe ai krijoi seri të shumta fotografike dhe kolazhe. Gotovac u bë dëshmitar i trazirave etnike dhe ekonomike të Europës Jugore pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fillimin e shekullit XXI. Fillimisht një figurë artistike e kinemasë eksperimentale dhe të performancës, ai u shndërrua në një personazh historik në Ballkan, i cili përmes veprave të tij i jep mundësinë shikuesve të kuptojnë pasojat shoqërore dhe implikimet kulturore të gjeopolitikës në këtë territor dhe në kohën e tij. Gotovac konsiderohet si një nga artistët, interpretuesit dhe regjisorët më të rëndësishëm kroat konceptualë të filmave avangardë. Ai ka shfaqur filmat dhe performancat e tij në të gjithë botën, përfshirë: Londër, Moskë, Berlin, Kioto, New York, Varshavë, Vjenë, Beograd dhe Lubjanë. Disa prej krijimeve të tij kinematografike janë: Death, eksperimental (1962), S, dokumentar eksperimental, (1966), Plastic Jesus, feature film (1972), Glenn Miller III how the USA defeated Europe, eksperimental (2000), Remake 2006, eksperimental (2006). Gjithashtu Gotovac kishte dhe një sërë ekspozitash vetjake të  titulluara: Tomislav® , Gallery of the Student Cultural Center, Beograd, 1976. Kolazhe 1964, Studio Gallery of Contemporary Art, Zagreb 1979. Twenty Years Before, Kolazhe, 1964 (II), Space of Extended Media, Zagreb, 1984. Retrospektive e dokumentave (1956-1986), Paranoia View Art, Gallery Društveni dom Trešnjevka, Zagreb; Kolazhe, Exhibition Salon of the JNA House, Zagreb 1988. Kolazhe, Sesame Gallery, Dubrovnik, 1988. Topla voda – kolazhe dhe filma, Bookstore Moderna vremena, Zagreb, 1990. Point Blank, realizim i grafiteve para publikut – performancë dhe ekspozitë, Salon of Karas Gallery, Zagreb, 1992. Instalacione dhe performanca, Point Blank Exhibition, Franklin Furnace Archive, New York, 1994.