Weaving the Future III mban titullin ekspozita e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) e përfaqësuar nga 35 artiste greke në kuadër të 200 vjetorit të nisjes së levizjeve që çuan në pavarësi Greqinë nga Perandoria Osmane, kuruar nga Efi Michalarou. Ekspozita paraqet punë në mediume të ndryshme si: pikturë, instalacion, fotografi, video dhe performancë, të realizuara me anë të teknikave tradicionale duke përfshirë: qëndisje, tezgjah, thurje, qepje, kanavacë, fije dhe pëlhurë duke u transformuar në skulptura, video dhe instalacione bashkëkohore. Këto vepra u mbajtën të ekspozuara për publikun nga data 8 – 31 tetor 2021.

...

Seria Weaving the Future III është një projekt që ka nisur prej qershorit të 2021 në Athinë, duke u zhvilluar dhe ekspozuar më pas në vende dhe galeri të ndryshme. Weaving the Future III përqëndrohet në natyrën dhe krijimtarinë e gruas si dhe rolin kyç që ka patur  përgjatë historisë. Ky projekt bëri bashkë 35 artiste greke të cilat në praktikat e tyre artistike përdorin metodat dhe mjetet tradicionale për t’i shfaqur ato më pas në mënyrë bashkëkohore.

Veprat e artisteve janë të ekspozuara në të gjithë ambientet e COD, duke sjellë një larmishmëri ngjyrash dhe nocionesh në bashkëjetesën e tyre artistike. Artistet përmes punës së tyre shfaqin elemente tekstilesh të përdorura në kohë si pjesë e kulturës së tyre, që  përcjellin rolin e rëndësishëm që ka patur gruaja në histori, përfshirë këtu aspektin social, politik dhe ekonomik të shoqërisë. Krijimet e artisteve ndërthurin elementet tradicionale me materialet moderne duke krijuar një petk me rrënjë të thella nga e kaluara që integrohen në një dialog të ri me shikuesin.

Artistet pjesëmarrëse dhe titujt e veprave të tyre në këtë ekspozitë janë: Artemis Alcalay “Këmisha (familja)”; Annita Argiroiliopoulou “1946 – 1949” 2019; Ada Anastasea “Pa titull” 2021; Evangelia Basdekis “Të besoj” 2007; Vicky Betsou “Një histori – Një gjest” 2019; Dimitra Chanioti “Happiness” 2020; Thalia Chioti “Rezervimi automatik” 2019; Martha Dimitropoulou “Kurora” 2020; Maro Fasouli “Pa titull” 2020; Penny Geka “Po [1] – [0] XI” 2021; Kristi Grigoriou “E kaluara dhe e tashmja e qytetërimit I” 2018  – 2019; Aikaterini Kanakaki “Pasi të vdes” 2021; Marigo Kassi “Nga leckat” 2017; Maria – Marika Koenig “Pa titull” 2021; Eleni Kotsoni “Kthetër”; Beskida Kraja “Në kujtim të gjyshes time” 2020, “Pa titull”; Maria Lagou “Pa titull”; Maro Michalakakos “Lëkura e Gjarprit”; Ioanna Myrka “Trupi i Bonsait II, III dhe IV”; Margarita Petrova “Sirtarë” 2013; Artemis Potamianou  “Në cilën anë jeni? – Gardhi 1” 2021; Katerina Ribatsiou “Një tjetër hapësirë”; Ifigena Sdoukou “Gjumë” 2016; Fani Sofologi “Piktura” 2001; Eleftheria Stoikou “Lufta dhe Paqja” 2021; Theodora Tsiatsiou “Përfaqësimi nr.47” 2021; Vicky Vassiliou “Një seri talismanësh që m’u desh të ofroja” 2021; Grigoria Vryttia “Një princeshë dhe hija e saj”; Voula Ferentinou “Peizazh i Kulturës Organizative” 2016; Betty Zerva “Kurora dasme”; Efi Fouriki “Kujtesë e freskët II” 2015; Maria Zygomala “Shtrimi i një krevati martesor (detaj)” 2021; Mary Zygori “Unë gjithmonë kthehem” 2018.