Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL zhvilloi në ambientet e saj një bashkëbisedim me Massimiliano Tonellin, drejtor editorial i Artribune; drejtor editorial i Gambero Rosso (2013 – 2021) dhe ish-drejtor i platformës së botimit në web Exibart (1999 – 2011). Veprimtaria u zhvillua në datën 18 nëntor 2021.

...

Në bashkëbisedimin e tij, Massimiliano Tonelli u përqendrua tek ecuria e platformës dhe revistës Artribune, të cilat i kushtohen artit dhe kulturës bashkëkohore. Tonelli foli për evoluimin dhe hapësirën e rendimentit të dimensioneve të publikuar, që prej revistës, më pas posterit dhe ndërsa sot vjen në një format më të vogël digjital prej të cilit merret çdo informacion rreth Artribune.

Platforma Artribune u krijua në vitin 2011 dhe u transformua nga një revistë arti në një platformë të integruar redaktimi falë përvojës dhjetëvjeçare në fushën e botimit, gazetarisë dhe teknologjive të reja.  Ajo sot është redaksia kulturore më e madhe dhe më e përhapur në vend me 250 bashkëpunëtorë në mbarë botën, duke u bërë kështu mjeti më popullor i informacionit dhe më i përhapuri në Itali. Platforma është e ndarë në dy funksione: në atë digjitale ku bën pjesë: Artribune.com; Arte intorno; Social; Jobs; Podcast; Newsletter; Television dhe jo digjitale prej të cilave janë: Artribune Magazine; Grandi Mostre; Turismo; Edizioni Speciali.

Kjo platformë ka një prezencë të gjerë në rrjet duke i ofruar publikut mundësinë e marrjes së shpejtë të informacionit nëpërmjet email-it, me një sistem të veçantë të listave të postimeve. Një ndër sfidat e editorisë së përdorur në platformën e Artribune është dhe gjuha e shkruar, e cila ndërtohet që të jetë sa më e kuptueshme dhe informacioni të përthithet në mënyrë të menjëhershme. I kushtohet vëmendje e madhe kujdesit teknik si dhe përmbajtjes së teksteve. Gjuha e përdorur është në italisht por informacioni i shkruar i dedikohet gjithashtu dhe ngjarjeve kulturore në mbarë botën. Publiku ka një kontakt të shpejtë duke qenë se vazhdimësia e komunikimit dhe marrjes së informacionit për ta është e pandërprerë. Pikat kyçe në të cilat përqendrohet puna e tyre janë: funksionaliteti, besueshmëria dhe qëndrueshmëria.

Artribune zhvillohet jo vetëm si platformë në internet, por dhe si revistë e botuar në 55 mijë kopje, e shpërndarë falas në të gjithë Italinë. Revista Artribune është mjeti më popullor i informacionit, përditësimit dhe analizës së thellë në Itali mbi temat e artit, kulturës dhe gjithçka që rrotullohet rreth tyre. Si një ndër formatet më klasike të marrjes së informacionit, veprimtaritë e saj përqëndrohen tek: komunikimi; krijimtaria; politika dhe politikat kulturore; botimet; mediat masive; reklamat; teknologjitë e reja; arkitektura dhe planifikimi urban; dizajni; kinemaja; muzika; teatri; filozofia dhe letërsia.

Ndër të tjera Massimiliano Tonelli prezantoi dhe programe të tjera që i përkasin platformës, duke përmendur: Sky arte; Mail; Contenuti audio (Podcast); Contenuti video (TV); APP; Progetto Jobs; Il magazine cartaceo; Speciali cartacei; Arte pubblica. Gjithashtu prezantoi dhe disa projekte që janë në zhvillim e sipër dhe që kanë të bëjnë me: Travel; University; Libri; Il magazine grandimostre; Rinovare il sito; Estero.

Massimiliano Tonelli (1978) është diplomuar për Shkenca të Komunikimit në Universitetin e Sienës. Që prej vitit 1999 deri në vitin 2011 ka qenë drejtor i platformës së botimit të letrave dhe web-it Exibart dhe drejtor editorial i Gambero Rosso (2013 – 2021). Ai moderoi dhe mori pjesë si folës në konferenca dhe seminare të shumta duke përfshirë: Institutin Evropian të Dizajnit, Universitetin e Tor Vergata, Universitetin Luiss, Universitetin La Sapienza të Romës dhe është profesor ndihmës në IULM në Milano. Tonelli aktualisht drejton platformën e mirënjohur të artit dhe kulturës bashkëkohore,  Artribune.