...
Harabel – Creative Atelier

Harabel – Creative Atelier është një hapësirë dedikuar fëmijëve, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre, nëpërmjet artit.

Duke konsideruar imagjinatën si elementi më i fuqishëm që qenia njerëzore zotëron, ne mundohemi të krijojmë një hapësirë ku fëmijëve iu jepet mundësia të punojnë me fusha të ndryshme si aktrim, body language, vizatim, pikturë dhe craft. Ato ndërthuren në një seancë, me qëllim që të sjellin fëmijët sa më pranë botës së tyre të brendshme, jashtë kornizave të vendosura nga shoqëria, duke zbuluar individualitetin e tyre, fantazinë, aftësitë dhe duke zhvilluar pikat më të forta të karakterit të tyre, ndërkohë që ndihmojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin.

search cross