A bee knocking on my window to invite me for tea on the grass heap

Oh, bees break down all the windows,

boil a big pot

and be. 

Platforma HARABEL inauguroi veprën publike “bleta” nga artisti Sislej Xhafa, në 1 korrik 2021, te Landfilli i Tiranës.

Kjo vepër është e katërta që instalohet ne Tiranë në kuadër të projektit Free Art të Platformës së Artit Bashkëkohor HARABEL, pas instalimit të veprave “Bukurshkrimi” të Adrian Pacit, “EnoughIsEnough” të Alban Mujës dhe “Zâni” nga Sadik Spahija.

Përmes këtij projekti HARABEL synon afrimin e publikut me artin bashkëkohor, përmes instalimit të veprave të artit në hapësira publike, pa nevojën e hyrjes në galeri apo muze, si përforcim i qëndrimit të konsoliduar të HARABEL se arti është një mjet edukues dhe formues i individit, rritës i mendimit intelektual, mendimit kritik dhe imagjinatës, e jo thjesht dekorues.

“bleta” u instalua në majë të një prej kodrave të Landfillit të Tiranës, një zonë e gjerë në periferi të qytetit, e cila është e kapsuluar nëntokë dhe e mbuluar me pemë dhe gjelbërim. Aktualisht pronë private, kjo zonë synohet të kthehet në të ardhmen në një park të hapur për publikun. Harabel synon ta shndërrojë këtë zonë në një park skulpturash arti bashkëkohor, një projekt afatgjatë që fillon me instalimin e propozimit të veprës “bleta” të artistit Sislej Xhafa.

Bio e artistit

Sislej Xhafa (l., më 1970) në Pejë, Kosovë. Sislej Xhafa jeton dhe punon në Nju Jork. Ai është i njohur për hulumtimin e tij artistik në realitetet shoqërore, ekonomike dhe politike që lidhen me ndërlikimet e ndryshme të shoqërisë moderne. Xhafa gjatë viteve ka theksuar punën e tij artistike mbi temat ekonomike dhe sociale, realitetet politike, pasi ato ndërveprojnë me larminë proteane të shoqërisë moderne. Hulumtimet e tij, p. sh., mbi fenomenet e turizmit ose paligjshmërisë së sforcuar përdorin një gjuhë minimale dhe ato janë në të njëjtën kohë ironike dhe përmbysëse, duke vënë në përdorim në mënyrë indiferente një gamë të gjerë mediash, nga skulptura te vizatimi, nga performanca te fotografia.

Xhafa ka ekspozuar gjerësisht duke përfshirë: Galleria Continua, Francë and Itali (2012, 2016); ZAC, Palermo (2017); MAXXI Museum, Romë (2016); BWA Sokol Contemporary Art Gallery, Nowy Sacz (2016); François Pinault Foundation, The World Belongs to You, Palazzo Grassi, Venecia; Hardau City Park, Y, Zurich; MADRE Museum of Contemporary Art Donna Regina, Still Untitled, Napoli; The Power Plant Contemporary Art Gallery, Rearview Mirror, Toronto (2011); PRISM Misericordia, West Hollywood, Kaliforni; MAXXI Spazio. Dalle collezioni di arte e architettura, Romë; Il Museo Privato. La passione per l’arte contemporanea nelle collezioni bergamasche, GAMeC, Bergamo; Röda Sten, 2705 Baci…, Göteborg (2010), MART Rovereto Museo di Arte Moderna e Contemporanea di Trento e Rovereto, Language and Experimentations; PAC Padiglione d’Arte Contemporanea, Ibrido. Genetica delle forme, Milano; DEPO, Indefinite Destinations, Stamboll; MADRE Museum of Contemporary Art Donna Regina, Barock, Napoli (2009); Havana Biennial, Havana, Cuba; Modern Art Oxford Transmission Interrupted; Biennale of Gwangju, Gwangju, Kore; MOCAD Museum of Contemporary Art of Detroit, Business As Usual; Schirn Kunsthalle, All-Inclusive. A Tourist World, Frankfurt (2008); Muzeu i Stambollit i Artit Modern Time Present, Time Past, Stamboll; Göteborg Bienalja Ndërkombëtare e “Contemporary Art Rethinking Dissent”, Göteborg, Suedi; Mori Art Museum, All About Laughter Humor in Contemporary art, Tokio (2007); PERFORMA05, Nju Jork (2005); I Bienal de Arte Contemporáneo de Sevilla, Fundación BIACS, La alegria de mis sueños, Monasterio la Cartuja de Santa María de las Cuervas, Sevijë; The Renaissance Society, New Video, New Europe, Çicago ; Museum of Contemporary Art, St.Louis; Tate Modern, Londër; Stedelijk Museum, Amsterdam, North Dakota Museum of Art, Grand Forks; Fundació ‘la Caixa’ la Sala Montcada, Barcelonë; Haifa Museum of Art, Izrael (2004), Palais de Tokyo, Paris (2003), Gwangju Biennial, Pause, Gwangju, (2002); Bienalja e Stambollit, Egofugal, Stamboll; S.M.A.K., Casino, Gent; PS1, Uniform, Nju Jork (2001); Manifesta III, Ljubljana, Slloveni, S.M.A.K., Over the Edges, Gent (2000); Fondazione Olivetti, Romë (2000) dhe Bienalja e Venecias (1997,1999, 2005, 2013, 2017); Shadow of Curls, Blain Southern, Berlin, DE (2017), Ephemeral installation for Children Action, Parc des Bastions, Gjenevë, CH, (2017), Infermeria, ZAC, Palermo, IT (2017), Rosa azul, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura Havana, Havana, CU (2018), Demanio Marittimo, Ankona, IT (2018), love you without knowing, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, XK (2018), J, instalacion i përhershëm, Nuovo Palazzo Di Giustizia, Firence, IT (2018), ovoid solitude, ArtBasel UNLIMITED, Basel, CH (2019).