Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër hap ekspozitën retrospektive kushtuar fotografit Angjelin Nenshati (1929-2008, Shkodër), kuruar nga Luçjan Bedeni dhe Lek M. Gjeloshi. Kjo ekspozitë vjen si rrjedhojë e programit të ekspozitave “Archive Reloaded” ku vëmendja është përqendrohet në koleksionet e paekspozuara më parë për publikun.

...

Ajo priret në dy drejtime: në periudhën e diktaturës komuniste dhe në atë të kalimit të viteve ’90.

Në të dyja këto periudha, në thelbin e fotografisë së tij mbetet ngjarja të cilën ai e ndjek me interesin dhe me syrin e reporterit të mirëfilltë dhe të vëmendshëm.

Këtë pozicion të disiplinuar në marrëdhënie me çastin e pranishëm e perceptojmë gjithashtu edhe në ndryshimet e mëdha politike të vendit në vitet ’90, ku përmbysjet social-politike të lartpërmendura e shndërrojnë krejt natyrën gjithnjë e më dramatike që merr ngjarja e çliruar nga inskenimi.

Ekspozita është bërë e mundur edhe falë ndihmesës së djemve të fotografit Angjelin Nenshati, të cilët vendosën në shërbim të saj pamje nga koleksioni fotografik familjar i periudhës së pasviteve ’90.

(Burimi – https://www.facebook.com/marubimuseum/posts/1721543231265439)