Qendra për Hapje dhe Dialog çel ekspozitën e radhës me tillull Parallel 42 – A Circle of Humanity ku bën bashkë në këtë projekt artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të artit pamor, të mundësuar nga Fondacioni Imago Mundi dhe e kuruar nga Elton Koritari dhe Albes Fusha. Veprat e ekspozuara i përkasin 3200 artistëve dhe janë të punuara në kanavacë me përmasa 10×12 cm. Ekspozita qëndroi e hapur përgjatë datave 11 nëntor – 31 dhjetor 2021.
Veprat e krijuara për ekspozitën Parallel 42 – A Circle of Humanity vijnë nga artistë të kulturave dhe teknika të ndryshme të artit bashkëkohor dhe (atyre me rrënjë tradicionale) jo vetëm, duke u paraqitur sipas shteteve përkatëse të ndara në këndet e krijuara për secilin prej tyre. Të gjithë artistët do të promovohen ndërkombëtarisht me anë të këtyre katalogëve të dedikuar përmes ekspozitës lëvizëse e cila do të udhëtojë në disa vende të botës. Koleksioni nga Imago Mundi i fton shtetet në bashkësi përmes artit i cili synon ti thyejë muret e ngritur më parë prej pandemisë globale dhe ti bashkojë ato përmes paralelit 42.
Hapësira e COD ekspozon 15 kënde që mbartin vepra që i përkasin artistëve të vendeve të ndryshme si: Korea e Veriut; Spanja; Portugalia; Kanadaja; Mongolia; Japonia; Franca; Kina; Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Rusia; Ukrahina; Moldavia; Armenia; Uzbekistani; Gjeorgjia; Bullgaria; Turqia; Italia dhe Shqipëria.
Në hyrje të COD janë vendosur veprat e artistëve nga: Koreja e Veriut e cila paraqet në këndin e saj 210 vepra të realizuara në teksnika të ndryshme duke përdorur kështu në to: qëndisje, kaligrafi, bojra shkrimi me ngjyra dhe perspektiva të kultivuara; Spanja ekspozon mbi 200 vepra të koleksionit bashkëkohorë të zhvilluara me një pasuri të re stilesh, frymëzimesh dhe prirjesh artistike; Portugalia sjell veprat të cilat janë të krijuara nga më shumë se 200 artistë të rinj dhe nga mjeshtër të ngjyrave; Mongolia paraqet një koleksion të ri me 210 piktura te pa ekspozuara më parë. Veprat janë krijuar nga artisë të rinj të cilët përfshijnë në punët e tyre artin konceptual dhe mediave të reja, me një synim të përbashkët për të luftuar dhe për të kuptuar atë që të sjell e ardhmja; Kanadaja në këndin e saj përfaqësohet një koleksion prej 210 veprash të cilat trajtojnë peizazhin natyror dhe i kushtohen artit bashkëkohor kanadez; Japonia vjen me një sërë veprash të krijuar nga 207 artistë të njohur dhe të rinj që përfaqësojnë një veçori të kulturës japoneze duke i trajtuar ato në teknika bashkëkohore. Gjithashtu pjesë e tyre bëhen dhe kaligrafitë, traditë e cila në Lindje është pjesë e praktikës së tyre artistike; Franca paraqet 210 vepra të realizuara në tablotë e përmasave 10×12 nëpërmjet trajtesës bashkëkohore.
Në hapësirën e vogël në të djathtë vijojnë këndët e realizuara për veprat përfaqësuese nga: Kina e cila pwrmes katalogut të saj paraqet 200 piktura të realizuara nga artistë të rinj dhe të afirmuar të artit bashkëkohor; Shtetet e Bashkuara në këndin e tyre ekspozojnë 270 vepra të krijuara në emër të larmisë së shprehjes për bashkësinë e identiteteve individuale qe përfaqëson kjo ekspozitë; Looking Eastward përfshin: Rusinë, Ukrahinën, Moldavinë, Armeninë dhe Uzbekistanin, shtete të cilat bëhën bashkë për të sjellë një krijimtari të larmishme artistike duke tejkaluar kështu kufinjt politik për tu bërë pjesë e një kulture më të gjerë, asaj figurative.
Korridori i majtë vijon me Gjeorgjinë e cila përfaqësohet përmes 140 veprave të krijuara prej artistëve, ilustruesve, video artistëve dhe kineastëve. Veprat janë të realizuara në mediume të ndryshme si: piktura abstrakte, skulptura, kolazh; Ndërsa Turqia mban të ekspozuara në këndin e saj 227 vepra të cilat ndërthurin kulturën dhe modernizimin ku 20 prej tyre janë krijuar nga artistë krudë, të cilët i përkasin një grupi të madh etnik në vend; Bullgaria paraqet një koleksion prej më shumë së 140 veprave të realizuara nga artistë të brezave të ndryshëm të cilët ndahën midis klasikes dhe bashkëkohores; Mozaiku i Italisë vjen i krijuar nga 210 artistë të cilët i përkasin profileve të ndryshme si: piktor, arkitekt, dizajner, fotografë, publiciste, muzikantë dhe aktorë. Veprat e tyre bëhen bashkë të përgatitura nga Luca Beatrice duke shfaqur një vizion moral, social dhe artistik nëpërmjet tyre; Ekspozita përmbyllet me Shqipërinë e cila përmes 163 artistëve shfaq një koleksion nëpërmjet realizmit, interpretimit dhe metaforës dhe ku përmes gjuhës vizuale krijojnë një bashkësi të re artistike për tu bërë me pas pjesë e koleksioneve të artit bashkëkohor internacional.