Why Kamza mban titullin ekspozita vetjake e artistit Alban Muja, e kuruar nga Tevž Logar. Në ambientet e Bazament Art Space shfaqet një video – instalacion me dy kanale (21 min) dhe një pikturë me teknikën e bojrave të ujit mbi kanavacë. Veprat e artistit u mbajtën të ekspozuara nga data 27 tetor – 3 dhjetor 2021.

...

Në ekspozitën Why Kamza shfaqen dy punë të artistit në mediumin e pikturës dhe të video – instalacionit. Punët e vendosura në këtë ekspozitë shqyrtojnë aspekte të ndryshme për gjeopolitikën dhe mbi strukturat e ndërtimit informal të pabazuar në një plan të rregullt urbanistik në afërsi të Bashkisë Kamëz, Tiranë. Përmbajtja e tyre shqyrton strukturat të cilat përbëjnë publiken dhe në kontekst të saj shpalosin modele sociale dhe politike të bazuara në tranzicionin e fillim viteve 90-të. Nëpërmjet veprës artisti kërkon vëmendje kundrejt rreziqeve të mekanizmave ideologjike, ku e gjejmë veten si individ apo si shoqëri.

Në dhomën e parë është ekspozuar një pikturë me format horizontal e cila shqyrton tematikën e këtij tranzicioni urbanistik të shkujdesur. Kjo tablo përmban disa ndërtesa mobilerish të vendosura në një linjë horizontale të cilat janë realizuar në teknikën e bojrave të ujit mbi kanavacë.

Më tej ekspozohet video – instalacioni i ndarë në dy kanale të ndryshme dhe imazhet lëvizëse janë të projektuara në dy faqet e murit përballë njëra – tjetrës. Secila prej videove shfaq si një ese vizuale ndërtesat e mobilerive të ndërtuara në dy anët e rrugës. Kamera i pasqyron ato në një linjë horizontale të vazhdueshme teksa memorizojnë si një dokumentar imazhet e atij peizazhi. Përtej kësaj  video – instalacioni funksionon gjithashtu si një përgjigje kritike, ironike ose thjesht pasqyruese ndaj inflacionit në ekonominë shqiptare në lulëzim dhe të ngopur me reklama.

Imazhet e shfaqura në punën e Alban Mujës sipas kuratorit janë të përdorura në formën e “gjëegjëza vizuale” për të sfiduar shikuesin, ndërkohë që përshfaq hollësisht prapaskena dhe histori që përbëjnë jetët tona.

*Alban Muja (i lindur në 1980) është artist bashkëkohor kosovar që jeton mes Berlinit dhe Prishtinës. I ndikuar kryesisht nga proceset e transformimit shoqëror, politik dhe ekonomik në rajonin e gjerë përreth, ai shqyrton historinë dhe temat socio-politike dhe i lidh ato me pozicionin e tij në Kosovë sot. Disa prej ekspozitave të zgjedhura ku ai ka marrë pjesë janë: Muzeun Ludwig, Budapest; Muzeu Maxxi, Romë; Bienaleja e 3-të e Artit Industrial, Istria, Kroaci; Muzeu i Artit Kumu, Talin; Muzeu i Artit GuangdongMuzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup; MeetFactory, Pragë; Forum Stadpark, Graz; Galeria James, New York; Galeria e Arteve, Lubjanë; Muzeu i Artit Zhejiang, Hangzhou; Trieste Contemporanea; Galeria Kombëtare e Artit Zachęta, Varshavë; Ien Bienaleja e 2-të e Artit Bashkëkohor në strehën Atomike në Konjic, BiH; Galeria Škuc, Lubjana; Galeria Kombëtare e KosovësMuzeu i Arteve të Bukura, SplitGaleria Gagosian, Beverly Hills; Galeria Kombëtare SllovakeStaatliche Kunsthalle, Baden-Baden; Bienaleja e 28-të Grafike e Lubjanës; nGbK, Berlin; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë dhe Bienalja e Cetinje. Muja në vitin 2019 përfaqësoi Pavionin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58-të të Venecias me projektin e quajtur “Albumi i Familjes”.