Marco Bongiorni & Gabriele Sassone | Vizatim i Rrufeshëm
Harabel Contemporary
Tiranë
30th May 2018
24 maj -17: 30 – 19:00 – prezantimi i workshopit për pjesëmarrësit
25 maj – 9:30 – 13:30 – zhvillimi i workshopit me pjesëmarrësit
Shënim: Pjesëmarrje e lirë.
Seminari frymëzohet nga “Shi – Projekt për një tekst” (La Pluie – Projet pour un texte) (1969) nga Marcel Broothaers, ku shiu fshin çdo gjurmë të cilën ai e shkruan me bojë të zezë. Duke u nisur nga ky këndvështrim, seminari pasqyron në paragrafikë hapat e vizatimit. Përmes disa prej përvojave artistike, intelektuale dhe shkencore që kanë ripërtërirë mënyrën e perceptimit të hapësirës dhe imazhit përgjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, koncepti i “vizatimit të rrufeshëm” do të nxisë një sërë ushtrimesh eksperimentale që synojnë zhvillimin e aftësive përfytyruese. Vizatimi me mjete të shpejta/të rrufeshme si lazeri, pasqyra dhe uji, do të lidhet me mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe bashkëveprojnë brenda hapësirës.
Marco Bongiorni është një artist pamor italian, kërkimet e të cilit hulumtojnë mbarëveprimin e gjuhëve arkaike të vizatimit dhe pikturës, me qëllim testimin dhe gërmimin e dinamikës së tyre. Projektet e tij janë planifikuar si nxitëse të rrugëve të mundshme të përvojës, diagrameve të ndryshme konceptuale dhe sjelljeve njohëse të lira nga përvijëzimet e qëndrueshme dhe të paracaktuara; përpiqet t’i rezistojë totalitarizmit të llogaritjes së arsyes, në përparësi të anëve më të pakapshme të mekanizmave të mendimit kryesor. Që prej vitit 2010 ai është profesor në NABA, Milano dhe trajner i pavarur krijimi për botën e biznesit dhe të menaxhimit. Stërvitja e tij dhe aftësitë e trajnimit janë frymëzuar nga procesi i artit, me qëllim zhvillimin e tyre në rrugën e vetedukimit, duke i kushtuar vëmendje ekspertizës së të mësuarit aktiv.
Projektet më të fundit janë “Spiralja” (Kangal) në galerinë “Six” (Milano 2018), “Në thellësinë e sipërfaqjes” I dhe II (In the depth of the surface I and II) (Milano, Nju-Jork, 2017-18) dhe “Të vizatosh sikundër të Luftosh” (Drawing as Fighting) në Pallatin e Tokios (Palais De Tokyo),(Paris 2016).
Gabriele Sassone (1983) jep lëndën e Shkrimit të Artit në Departamentin e Arteve Pamore të NABA-s në Milano. Ai shkruan për “Flash Art”, “Mousse Magazine”, “Camera Austria”, “Il Tascabile” dhe “Alfabeta 2” edhe dikur ishte redaktor për “Agma Magazine”. Ai ka përkthyer “Të bërit publikë” (Going Public) nga Boris Groys (Postmedia Books, Milano – 2013) dhe ka shkruar një ese për Edouard Riou (Mimesis, Milano – 2015). Në vitin 2016 ai kuroi “Të vizatosh sikundër të luftosh” (Drawing as Fighting), një ekspozitë nga Marco Bongiorni në Pallatin e Tokios (Palais de Tokio), Paris. Që prej vitit 2017, ai është pjesë e bordit redaktues të Geoarchivi-t (Meltemi, Milano).