Back to Projects
Projects
Talk
01st June 2021

Talk / Alketa Xhafa Mripa / “Vepra e saj” book / “Women’s rights activism through art” / Harabel Contemporary Art Platform / Reja / 9th of June 2021 / 18:30 / Tirana

Talk / Alketa Xhafa Mripa / “Vepra e saj” book / “Women’s rights activism through art” / Harabel Contemporary Art Platform / Reja / 9th of June 2021 / 18:30 / Tirana

Harabel Contemporary Art Platform is pleased to invite you to Reja for a talk with artist Alketa Xhafa Mripa, that will later be followed by the promotion of the artist’s book “Vepra e saj”, on Wednesday, June 9th, 2021, at 18:30.

“Vepra e saj” summarizes the personal stories of 100 female pioneers of Kosovo, who with great effort and unwavering will carried forward their dream – the dream of brave women and girls who believed in their talent, passion and ability to leave deep traces in all parts of Kosovo’s society, starting from arts, education, health, economy, science, sports to various forms of activism. The purpose of this book is for her work to be remembered, perpetuated, and forever shared with others. The characters of this volume were initially classified according to the period (1940-1979) when they were born or they were active as pioneers of their fields.

Based on this idea, artist Xhafa is looking for the names and professions of Albanian pioneer women who belong to the beginning of the twentieth century until today.

The public that will participate in this event is invited to contribute with information regarding the Albanian pioneer women, which will later serve for the realization of another artwork in the future.

During the talk that will be held between Alketa Xhafa Mripa and Harabel, there will be a discussion about women’s rights activism and how the artist does this through art.

Alketa Xhafa Mripa is an internationally-recognised artist and activist whose work deals with human rights, identity, memory, gender and, migration, among others. She has been active for over 15 years through various mixed media installations, painting, video and photography.

Alketa is also one of Kosovo’s most influential voices who through her art and activism has contributed in empowering women and stigmatized communities. A bold messenger for activist art and a desire to visualize what words cannot, she has been acknowledged as a passionate advocate of the truth and human rights.

Taking multiple forms, including films and installations, paintings and photography, her art promotes women’s liberation and independence, shining a spotlight on the reductionist behaviour of oppressive societies. She is as well a strong feminist and motivated from her being a mother. Throughout the years motherhood has allowed her to think from perspectives which give her space to think about women in general. Alketa’s strong ties to feminism have brought on a bigger responsibility to her role as an artist as her work, for the most part, involves vulnerable communities of women, including female survivors of sexual violence and wartime rape who still suffer from social stigmas.

About the artist

Born and raised in Kosovo, Alketa moved to London in 1997 to study Fine Art at Central Saint Martins. Arriving as a student, Alketa became a refugee when the 1998-1999 Kosovo war broke out.

Since then, she has displayed her multi-faceted work in exhibitions across Europe including Germany, France, UK, Italy, Portugal, Austria and her native Kosovo, where she gained wider recognition for her art installation ‘Thinking of You’ in 2015.

Collaboration and participation are also essential to Alketa’s work. Involving other communities and people in general is always important for her and she believes her art has more passion when others are involved. She says where language fails, art can break through.

Alketa currently lives in London working across art projects both in Europe and worldwide continuing to fight for equality, justice and difference.

***

Bashkëbisedim / Alketa Xhafa Mripa / Libri “Vepra e saj” / “Aktivizmi pro gruas përmes artit / Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel / Reja / 9 qershor 2021 / 18:30 / Tiranë

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel ka kënaqësinë t’ju ftojë te Reja, për një bashkëbisedim me artisten Alketa Xhafa Mripa, për të vijuar më pas me promovimin e librit të artistes “Vepra e saj”, ditën e mërkurë, 9 qershor 2021, ora 18:30.

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrën e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia, ekonomia, shkenca, sporti, e shumë forma të tjera aktivizmi. Qëllimi i këtij libri është që vepra e saj të kujtohet, përjetësohet dhe ndahet përgjithmonë me të tjerët. Personazhet e këtij vëllimi janë klasifikuar fillimisht sipas periudhës (1940-1979) kur kanë lindur ose kanë vepruar si pioniere të fushave të tyre.

Në vijim të kësaj kësaj ideje, artistja Xhafa është në kërkim të emrave dhe profesioneve të grave pionere shqiptare që i përkasin fillimit të shekullit të XX-të e deri më sot.

Publiku që do të marrë pjesë në këtë event është i ftuar të japë kontributin e vet në grumbullimin e këtij materiali, i cili do të shërbejë për realizimin e një vepre artistike në të ardhmen.

Në bashkëbisedimin që do të mbahet midis Alketa Xhafa Mripes dhe Harabel, do të flitet rreth aktivizmit pro-femres dhe se si artistja e realizon këtë përmes artit.

Alketa Xhafa Mripa është një artiste dhe aktiviste e njohur ndërkombëtarisht, puna e së cilës trajton të drejtat e njeriut, identitetin, kujtesën, gjininë dhe migracionin, ndër të tjera. Ajo ka qenë aktive për mbi 15 vjet përmes instalimeve të ndryshme të mediave të përziera, piktura, video dhe fotografi.

Alketa është gjithashtu një nga zërat më me ndikim të Kosovës, i cili përmes artit dhe aktivizmit të saj ka kontribuar në fuqizimin e grave dhe komuniteteve të stigmatizuara. Një kumtuese e guximshme për artin aktivist dhe me një dëshirë për të parafytyruar atë që nuk mund të thuhet me fjalë, ajo është e njohur si një mbrojtëse e zjarrtë e së vërtetës dhe të drejtave të njeriut.

Duke marrë forma të shumëfishta, duke përfshirë filma dhe instalacione, piktura dhe fotografi, arti i saj promovon çlirimin dhe pavarësinë e grave, duke tërhequr vëmendjen drejt sjelljes kufizuese të shoqërive shtypëse. Ajo është gjithashtu një feministe e fortë dhe e motivuar nga të qenit nënë. Përgjatë viteve, mëmësia e ka lejuar atë të mendojë nga perspektiva të cilat i japin asaj hapësirë ​​për të menduar për gratë në përgjithësi. Lidhjet e forta të Alketës me feminizmin kanë sjellë një përgjegjësi më të madhe për rolin e saj si artiste, pasi puna e saj, në pjesën më të madhe, përfshin komunitete të pambrojtura të grave, përfshirë gratë që i kanë mbijetuar dhunës seksuale dhe përdhunimeve të kohës së luftës, të cilat ende vuajnë nga diskriminimet sociale.

Rreth artistes

Alketa ka lindur dhe është rritur në Kosovë. Në 1997 është zhvendosur në Londër për të studiuar “Arte të Bukura” në Central Saint Martins. Pasi u zhvendos fillimisht si studente, Alketa u kthye në refugjate kur shpërtheu lufta e Kosovës 1998-1999.

Që nga ajo kohë, ajo ka shfaqur punën e saj shumëplanëshe në ekspozita në të gjithë Europën duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Portugalinë, Austrinë dhe Kosovën e saj të lindjes, ku ajo fitoi njohje më të gjerë për instalacionin e saj të artit “Thinking of You” në 2015.

Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja janë gjithashtu thelbësore për punën e Alketës. Përfshirja e komuniteteve të tjera dhe njerëzve në përgjithësi është gjithmonë e rëndësishme për të dhe ajo beson se arti i saj ka më shumë pasion kur të tjerët janë të përfshirë. Ajo thotë se atje ku gjuha dështon, arti mund të depërtojë.

Alketa aktualisht jeton në Londër, duke punuar nëpër projekte arti si në Europë, ashtu dhe në të gjithë botën, duke vazhduar luftën për barazi, drejtësi dhe ndryshim.

search cross