Atë që iu deshën disa muaj për ta realizuar “aventurierët” e Zhyl Vernit në “Le Tour du monde en quatre-vingts jours”, ne mund ta bëjmë në 63 minuta.
Çfarë është “63 minuta”? Një film fantastiko-shkencor apo ide e parealizuar e një shkencëtari sharlatan?
“63 Minutes” mund të jenë sete të ndryshme filmike të braktisura në Marok…ose një antropolog, i cili përpiqet të dekodojë kulturën e korporatës dhe fiksohet me historinë e një parashutisti; Islanda me vullkanet e saj dhe këngët e dashurisë…midis rrënojave të sitit Tlatelolco në Mexico City ose rekordet botërore të fluturimeve aerosolare . Nga larg mund të shihni Chukotka dhe Beringia të mbuluara me borë dhe një pamje të territoreve të largëta veriore ku ujërat e Arktikut takohen me skarpatet shkëmbore në të cilat radioteleskopët regjistrojnë valët e shpejta kuazare dhe më në fund dita kthehet në natë. Në fund të fundit, aventura e sotme e turneut nuk është ajo që ka qenë. Le të shohim dokumentacionin e udhëtimit, dje dhe sot. Gëtes do t’i duheshin orë e madje ditë për të ilustruar disa nga peizazhet e Ferrarës me bojëra uji. Sot, duhet një çast me një send që mbajmë në xhepa gjatë gjithë ditës. Ndoshta udhëtimet tona nëpër botë nuk do të jenë aq magjepsëse sa ato të Zhyl Vernit, por të paktën mund të gjejmë disa vende më pak të prekura nga teknologjia dhe ndoshta edhe
ta quajmë poezi.
Ekspozita “63 minutes of untold stories” u hap më 2 dhjetor, 2021, në ish-vilën vodafone në zonën e Bllokut, përballë dyqanit One.
Kjo ekspozitë u kurua nga Ajola Xoxa dhe Fani Zguro, me pjesëmarrjen e Rä di Martino, Johan Grimonprez, Bruno Muzzolini, Anri Sala, Tomás Saraceno, Emilija Škarnulytė, Shingo Yoshida, Fani Zguro.