Harabel është një organizatë jofitimprurëse, me qendër në Tiranë që përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor dhe ka krijuar arkivin më të madh të hapur të artistëve në Shqipëri.
Harabel është themeluar nga Ajola Xoxa, në rolin e promovueses së kulturës dhe Driant Zenelit, artist pamor.
Lindur nga nevoja për ta bërë artin bashkëkohor një pasuri të përbashkët, të lirë dhe të ndjekur nga shumëkush, Harabel është hapur në vitin 2018 në zonën e ish-Bllokut, pikërisht në zemër të Tiranës, zonë e cila ka qenë e padepërtueshme për qytetarët gjatë periudhës së komunizmit, kurse sot është vendi më rinor dhe me më shumë gjallëri në kryeqytet. Harabel synon të jetë një ndërmjetësues nxitës për ndërhyrje urbane dhe reflektime, duke ofruar një hapësirë ndërdisiplinore për eksperimentim dhe kërkim. Platforma synon bashkëpunimin e qëndrueshëm me artistë bashkëkohorë, si edhe me hulumtues, kuratorë, arkitektë, sociologë, publicistë, shkencëtarë dhe specialistë të fushave të tjera, me qëllim ndikimin në qytet, në drejtime të ndryshme sociale dhe edukative.
Anri Sala ka lindur në Tiranë, Shqipëri në vitin 1974. Ai studioi pikturë në Akademinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, video në Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs në Paris dhe regji filmi në Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains – në Tourcoing, Francë. Në 2001 ai mori çmimin e Artistit të Ri në Bienalen e 49-të të Venecias. Punimet e tij janë ekspozuar gjerësisht në institucione të ndryshme ndërkombëtare. Anri Sala ka pasur ekspozita solo në Musée d’art contemporain, Montreal, Kanada (2011); Muzeu i Artit Bashkëkohor në North Miami (2008) dhe ARC Musée d ‘art moderne de la ville de Paris (2004), si dhe shfaqjen e punës në ekspozita të shumta në grup ndërkombëtar, përfshirë: Bienalen e Venecias (2001, 2003 dhe 1999), Triennale Yokohama (2001) dhe Manifesta 3, Ljubljana (2000).
Në vitin 2019 dhe 2011 ai përfaqësoi Pavionin Shqiptar në Ekspozitën e 58-të dhe të 54-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venecias. Në vitin 2017 ai fitoi çmimin MOROSO dhe në 2009 çmimin Artist i Ri Evropian Trieste Contemporanea. Në vitin 2008 fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Artit Bashkëkohor Onufri, Tiranë. Ai ishte drejtor artistik i Mediterranea 18, Bienales së Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu, që u zhvillua për herë të parë në 2017 midis Tiranës dhe Durrësit në 2017. Ai është bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel.
Është diplomuar për Pikturë Monumentale në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe ka mbrojtur doktoraturën në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Tiranë, në Institutin e Studimeve të Antropologjisë dhe Artit. Ka qenë kurator i ekspozitave të ndryshme solo dhe kolektive të artistëve dhe fotografëve shqiptarë dhe aktualisht është profesor i Historisë së Artit dhe Pikturës në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Arch. Olsi Efthimi është ekspert në lloje të ndryshme të planifikimit arkitekturor dhe urbanistikës. Ai ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale në planifikimin urban, projektimin arkitektonik dhe restaurimin e ndërtesave/lokacioneve historike. Efthimi është anëtar i Shoqatës së Arkitektëve Shqiptarë.
jeton dhe punon në Tiranë. Ajo është aktore, regjisore, kuratore dhe interpretuese në disa evente bashkëkohore në Shqipëri. Ajo është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, në Body – Language. Ajo ka vazhduar studimet në Danimarkë, Bullgari, Austri dhe Itali për menaxhim arti, aktrim, film dhe gjuhë trupore. Ajo ka bashkëpunuar në produksione të huaja si regjisore “Davanti al vuoto” në Mantova, si aktore në “Patriotic Hypermarket” në Beograd. Në vitin 2013 ajo bëhet bashkëthemeluese dhe menaxhere e qendrës M.A.M. Ema është nderuar me çmime në disa festivale të rajonit dhe Evropës.
jeton dhe punon në Firence. Tommaso nuk është vetëm kurator, organizator dhe konsulent në fushën e krijimtarisë dhe prodhimit artistik, por edhe në veprimtarinë mësimore në Akademinë e Arteve të Bukura në Como dhe në Institutin Europian të Dizajnit në Firence, krahas ndërhyrjeve si lektor i ftuar në institucione të rëndësishme në Milano, si Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë, Shkolla e Artit Dramatik të Paolo Grasit, Akademia Domus, NABA dhe Akademia Brera.
Duke punuar me Christine Macel për Departamentin e Artit Bashkëkohor dhe Perspektivës të Qendrës Pompidou, Alicia Knock përpiqet të eksplorojë formatin e ri të ekspozitës dhe të punës, duke vënë në diskutim vetë muzeun përmes projekteve shumëdisiplinore (Harmony Korine, 2017). Ajo po punon gjithashtu në zgjerimin e muzeut drejt Afrikës Perëndimore dhe Evropës Qendrore, përmes blerjeve dhe ekspozitave. Alicia është përgjegjëse e ekspozitave të fundit të Çmimit Duchamp (Kader Attia, Yto Barrada, Ulla von Brandenburg dhe Barthélémy Toguo, 2016; “The most foreign country“, gra artiste nga Çmimi Duchamp, Fondacioni Fernet Branca, 2017; Maja Bajevic, Joana Hadjithomas dhe Khadjithomas Joreige, Charlotte Moth, Vittorio Santoro, 2017), ajo është gjithashtu e përfshirë në hapësirën e re të projektit të Pompidou, Galerie 0, duke synuar të bëhet një laborator për praktika të reja (Museum On/Off, 2016).
është producent dhe aktor, i njohur për Home (2016), Kosova Brothers (2018) dhe Smoke (2015). Eroll Bilibani, është Drejtor Ekzekutiv i DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të shkurtër dhe dokumentar.
është një kurator, shkrimtar dhe kritik arti italian në Milano. Scotini është Drejtor Artistik i Qendrës FM për Artin Bashkëkohor në Milano. Ai ka kuruar më shumë se dyqind ekspozita vetjake të artistëve, si: Pavijoni Shqiptar, Bienalen e Pragës dhe të tjera në Evropë, Azi.
jeton dhe punon në Shkodër. Ajo është e specializuar në komunikimin kulturor dhe është diplomuar për komunikim gjuhësor dhe kulturor në Universitetin e Torinos, Itali. Nga viti 2014-2016 ka qenë drejtoreshë e “Sitit të Dëshmisë dhe Kujtesës”, memorial kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ka qenë koordinatore në Art House, një hapësirë për artin bashkëkohor të iniciuar nga artisti shqiptar Adrian Paci dhe aktualisht është drejtuese e sektorit të komunikimit për Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi.