Back to Projects
Projects
Screening
article image
Destil | Tirana
12th October 2021

Anri Sala |“Le Clash”/ Harabel Contemporary

Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel ka kënaqësinë t’ju ftojë në projektimin e filmit “Le Clash” nga artisti Anri Sala në datën 12 tetor, 2021, në orën 18:30. Eventi në fjalë do të zhvillohet në ambientet e reja të Destil dhe do të vijojë më pas me një bashkëbisedim mes artistit dhe publikut.

Ky event do të realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Le Clash (2010)

Nga brenda një ndërtese të ndërtuar me tulla, një vend ku dikur luhej muzika ndikuese rock dhe punk, vjen i mbajtur akordi i famshëm i një kënge.

Duke rrotulluar ngadalë dorezën e një organoje, dy muzikantë shëtisin pranë sallës së braktisur të koncerteve. Tingujt e kutisë dhe këndimi i tyre sinkronizohen me jehonën e akordit të mbajtur, duke nxitur njëkohësisht një efekt stereo.

Një burrë endet rrotull me një kuti këpucësh nën krah. Duke dëgjuar pa e patur mendjen, ai kthen ngadalë një dorezë të vogël që nis – notë pas note – një version të ndryshëm të së njëjtës këngë.

Kur meloditë e dallueshme bashkohen, shfaqet një ndjenjë e ndryshimit të realitetit, duke nxjerrë në pah dy kujtime të ndryshme të një kënge punk. Ata mbartin deri më sot melodinë e këngës; hardcore-in e punk-ut dhe frekuencave të tij të ulëta që janë shpërndarë në dyshemenë e atij vendi të braktisur, ku është performuar dikur.

Rreth artistit

Anri Sala (lindur në Tiranë, Shqipëri, 1974). Ai studioi pikturë në Akademinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, video në Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs në Paris dhe regji filmi në Le Fresnoy – Studio National des Arts Contemporains – në Tourcoing, Francë. Në 2001 ai mori Çmimin e Artistit të Ri në Bienalen e 49 -të të Venecias. Punimet e tij janë ekspozuar gjerësisht në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Duke vënë në dukje ngadalësinë, qetësinë dhe detajet intime, Sala eksploron në kufirin midis dokumentarit dhe trillimit. Veprat e tij artistike zbulojnë një nën-rrymë tensioni që flet për realitetet politike dhe shoqërore, duke artikuluar mbi humbjen dhe tjetërsimin nëpërmjet specifikimit të një vendi dhe konteksti kulturor që duket i rrënjosur në kujtesë dhe histori.

search cross