HARABEL Contemporary Art Platform , invited by REJA, presents two works by artist Anri

Platforma e Artit Bashkëkohor HARABEL, e ftuar nga REJA, paraqet në  këtë mjedis dy vepra të artistit Anri Sala“Take Over” (2017) dhe “Mixed Behaviour Reloaded” (2018), më 30 maj 2018 (20:30). Në hapësirën kohore midis dy videove emërtuar “Take Over”, zhvillohet mes autorit dhe të pranishmëve një bashkëbisedim, i cili përpiqet të shqyrtojë idetë e përçuara në to.

 “Take Over (Marseillaise)”, 2017

Video-projeksion

Kohëzgjatja 7:56 min

“Take Over (Internationale)”, 2017 

Video-projeksion

Kohëzgjatja 7:56 min

“Take Over”(2017) është një instalacion-video dhe zë i përbërë nga dy filma. Trajton tematikat kryesore në veprën e Anri Salës, duke eksploruar marrëdhëniet midis muzikës dhe rrëfimit, arkitekturës e filmit dhe cilësitë e ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës.

Pikënisja konceptuale e veprës “Take Over” janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhura me kompleksitetin e historisë politike dhe kulturore, “La Marseillaise” dhe “Internationale”. Kompozuar në vitin 1792, “Marseillaise” ishte e lidhur ngushtë me Revolucionin Francez, por shpejt u përhap në vende të tjera ku u bë simbol i përmbysjes së regjimeve shtypëse. Kështu, teksti i shkruar më 1871 për “Internationale”-n fillimisht u përcaktua në vijën melodike të “Marseillaise”-s, deri në vitin 1888 kur muzika e saj origjinale u kompozua dhe kënga u bë himni standard i lëvizjes socialiste. Të dyja himnet kanë pësuar ndryshime të mëdha në kuptimet e tyre politike: nga revolucioni, restaurimi, socializmi, rezistenca dhe patriotizmi, në shoqatat lidhur me kolonizimin dhe shtypjen në gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë (si himne kombëtare përkatësisht të Francës dhe Bashkimit Sovjetik). “Take Over” e bën të dëgjueshme marrëdhënien e ngushtë të këtyre dy himneve dhe gërmon lidhjen muzikore në gjurmët e këtij ndryshimi simbolik.

Është vetë tingulli ai që e përcakton filmin: ndryshimi i fokusit në film është i lidhur me tonalitetet muzikore dhe lëvizjen e çelësave që e prodhojnë muzikën, edhe nëse sfondi i këtij sistemi mbetet i pakapshëm.

Të dy filmat janë konceptuar fillimisht për t’u shfaqur njëkohësisht, me qëllim konkurrimin e njëkohshëm të tingujve të tyre përkatës. Për këtë prezantim, filmat shfaqen njëri pas tjetrit.

Për “Take Over” ka luajtur në piano Clemens Hund-Göschel.