Talk / Enkelejd Zonja / Harabel Contemporary Art Platform / Friday / January 31st, 2020 / 18:00 / Tirana
Talk / Enkelejd Zonja / Harabel Contemporary Art Platform / Friday / January 31st, 2020 / 18:00 / Tirana
Harabel Contemporary Art Platform invites you to its new premises to be part of the next talk with the Albanian visual artist Enkelejd Zonja, on Friday, January the 31st, 2020, at 18:00.
Enkelejd Zonja will talk about the parodic and suspense elements of his approach, the starting point of his artistic journey, the twists and turns that an artist has to go through, the relationships with the work, and the transformations it needs to experience together with him.
Elements of Suspense
“When an idea seeks to be materialized in painting, but not only, is accompanied by certain traits that do come naturally to me. Besides the technical aspects, among other things, I can single out the suspense and the parodic states. While one may increase the intensity of the subject, I see the other as buffer. I have almost always been interested in the element of suspense being present, creating some kind of vague danger, hidden in distressing situations. This moment of tension, as an emotional process, requires conflict within itself and also in the work. I also find it daily, as a form of anxiety that wilfully accompanies you or not. External and internal factors, present or past, are contributors to this atmosphere where the attempt for a reasonable order in composition is excessive. ”
About the artist:
* Enkelejd Zonja was born in 1979 in Fier and lives and works in Tirana (Albania). He completed his studies at the Academy of Fine Arts in Tirana (2005-2008) and at the Royal University of Fine Arts in Stockholm (Sweden), (2008-2009).
Enkelejd Zonja has been awarded the first prize in the “New Idea” competition, organized by the World Bank in Albania (2007), and the second prize in the international competition. He has participated in a number of joint exhibitions, such as: 1207 Km East, Mucem Museum, Marseille, France (2016); “Post Albanian Artists”, “Pino Pascali” Museum, Italy (2014); “Visit in the Wound”, Zeta Gallery, Tirana, Albania 2015; “Suden” KunstHalle, Berlin, Germany (2013); “Nord Art Event”, Budelsdorf, Germany (2012); “Iron Applause”, National Gallery of Slovakia, Bratislava (2011); “A History Out of the Contect”, The Promenade Gallery, Vlora, Albania (2011); Academy Graz Gallery, Grac, Austria (2010); “Onufri”, National Gallery of Art, Tirana, Albania (2010); Albania “Rewind / Play / Forward”, gallery Zeta, Tirana Albania (2010); “Colours of the Frontiers”, Norman Castle, Brindizi, Italy (2009); Mejan Gallery, Stokholm, Sweden (2009); “Südlicht” 18M Gallery, Berlin, Germany (2009).
“Onufri” in Tirana, Albania (2009). He received a three month residency from the Tirana Institute for Contemporary Art (TICA), (2010). He is a finalist of the 2009-2010 “Ardhje” award and winner of the “Villa Romana” award in Florence (2012). He also received the first prize at the LiveArt competition (2013). ARTE television has dedicated a special documentary, to “Pictures of a Dictatorship” / “Les images d’une dictature” (Germany / France), (2014).
***
Bashkëbisedim / Enkelejd Zonja / Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel / E premte / 31 janar 2020 / 18:00 / Tiranë
Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel ju fton në mjedisin e saj të ri, për t’u bërë pjesë në bashkëbisedimin e radhës me artistin pamor shqiptar Enkelejd Zonja, ditën e premte, më 31 janar 2020, në orën 18:00.
Enkelejd Zonja do të flasë për elementet parodike dhe të pezullit në qasjen e tij, për pikënisjen e rrugëtimit të vet artistik, për kthesat në të cilat një artisti i duhet të kalojë, për marrëdhëniet me veprën dhe për shndërrimet që i duhet të përjetojë së bashku me të.
Elementet e pezullit
“Kur një ide kërkon të materializohet në pikturë, por jo vetëm, atë e shoqërojnë disa tipare të cilat vijnë natyrshëm tek unë. Përveç anës teknike, ndër të tjera, mund të veçoj gjendjen pezull dhe atë parodike. Ndërkohë që njëra mund të rritë intensitetin e subjektit, tjetrën e shikoj si amortizuese. Më ka interesuar pothuajse gjithmonë që pezulli të jetë element i pranishëm. Krijimi i një lloj rreziku të paqartë, i fshehur në situata shqetësuese. Ky moment tensioni si proces emocional, kërkon konfliktin brenda vetes edhe në vepër. Gjithashtu, atë e gjej edhe në të përditshmen, si një formë ankthi që të shoqëron me dashje apo jo. Faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, nga e tashmja apo e kaluara, janë kontribuues në këtë atmosferë ku përpjekja për një rregull të arsyeshëm në kompozim është e tepërt.”
Rreth artistit:
* Enkelejd Zonja ka lindur më 1979 në Fier dhe jeton e punon në Tiranë (Shqipëri). Ka kryer studime të larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (2005-2008) dhe në Universitetin Mbretëror të Arteve të Bukura në Stokholm (Suedi), (2008-2009).
Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash të përbashkëta, si: 1207 Km East, Mucem Museum, Marsejë, Francë (2016); “Post Albanian Artists”, muzeu “Pino Pascali”, Itali (2014); “Visit in the Wound”, galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri 2015; “Suden” KunstHalle, Berlin, Gjermani (2013); “Nord Art Event”, Budelsdorf, Gjermani (2012); “Iron Applause”, Galeria Kombëtare e Sllovakisë, Bratislavë (2011); “A History Out of The Contect”, The Promenade Gallery, Vlorë, Shqipëri (2011); Academy Graz Gallery, Grac, Austri (2010); “Onufri”, Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, Shqipëri (2010); Albania “Rewind/Play/Forward”, galeria Zeta, Tiranë, Shqipëri (2010); “Colours of the Frontiers”, Norman Castle, Brindizi, Itali (2009); Mejan Gallery, Stokholm, Suedi (2009); “Südlicht” 18M Gallery, Berlin, Gjermani (2009).
Enkelejd Zonja është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin “Ideja më e re”, zhvilluar nga Banka Botërore në Shqipëri (2007), si dhe me çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë, Shqipëri (2009). Ka fituar tre muaj qëndrim nga Instituti i Tiranës për Artin Bashkëkohor (TICA), (2010). Është finalist i çmimit “Ardhje” 2009-2010 dhe fitues i çmimit “Villa Romana” në Firence (2012). Ka marrë gjithashtu çmimin e parë në konkursin “LiveArt” (2013). Televizioni “ARTE” i ka kushtuar një dokumentar të veçantë, “Pamjet e një diktature”/“Les images d’une dictature” (Gjermani/Francë), (2014).