Talk / Mario Airò & Simone Ciglia / Harabel Contemporary Art Platform / 26th of February 2020 / 18:00 / Tirana
Talk / Mario Airò & Simone Ciglia / Harabel Contemporary Art Platform / 26th of February 2020 / 18:00 / Tirana
Mario Airò and Simone Ciglia are invited for a talk organized by the Italian Institute of Culture and taking place in the premises of Harabel Contemporary Art Platform, on February 26th, 2020, at 18:00, in Tirana. The conversation centers on artist Mario Airò’s latest project, titled “Modellare l’acqua” / “Modelling water”.
“Modellare l’acqua”/”Modelling water” is the second chapter of an investigation into the contemporary possibilities of artisan traditions which embodies one of the programmatic lines of the Malvina Menegaz Foundation in Castelbasso. The project originates from a residence of the artist Mario Airò in Castelli (TE), a historical center of majolica production in Italy.
Among the major interpreters of the generation that emerged in Italy in the 1990s, Airò inaugurated a practice guided by what he defines as “roaming” through different disciplinary fields – such as literature, philosophy, art history, architecture and cinema – and an equally wide variety of materials and techniques. On this occasion, the artist touches ceramics for the first time, reinterpreting the tradition of Castelbasso’s inhabitants to shape a natural motif: water and its flow, of which it seeks “an equivalent in sculpture, a restitution above all of its charm, of its grace, of its sound, which is crystalline silence”. The installation recalls the conformation of the bed of a river, broken down into individual elements made up of Castelli ceramic archetypes (plates, cups, jugs), in a suspended and acrobatic composition that cites the theme of the fountain.
Thanks to the partnership with the Italian Cultural Institute of Tirana, “Modellare l’acqua”/”Modelling water” is presented for the first time on this occasion at the Bazament space. In addition to the exhibition there is a calendar of activities which includes a ceramic workshop at the Polis University and a talk with the artist and curator in collaboration with Harabel Contemporary Art Platform. The artwork is destined to enter the collection of the International Ceramics Museum of Faenza, the largest Italian institution in the sector.
Mario Airò’s “Modellare l’acqua”/”Modelling water” is a project conceived and promoted by Fondazione Malvina Menegaz in Castelbasso and realized thanks to the support of Italian Council – Directorate-General for Contemporary Creativity and Urban Regeneration of the Ministry of Cultural heritage and Activities and Tourism.
About the artist and curator:
* Mario Airò was born in Pavia in 1961. He studied in Milan with Luciano Fabro and, in the mid 90s he opened, with other artists, a self-managed space at Via Lazzaro Palazzi. In 1997 he took part at the 47th Venice Biennale, at the Moscow Biennale of Contemporary Art, Moscow and in 2005 at the Kwangju Biennale. He has been the subject of many solo exhibitions and his work has been featured in group exhibitions at numerous institutions worldwide, including GAM, Turin; Kunsthalle, Lophem; Palazzo della Triennale, Milan; Galleria Nazionale di Parma-Palazzo della Pilotta; Museo d’Arte Contemporanea Villa Croce, Genova. His works have been shown, among others, at Castello di Rivoli, at Museum of Contemporary Art Tokyo and at S.M.A.K. Ghent. Airò’s work is in the collections of many institutions, including MAXXI Roma, Castello di Rivoli, GNAM Roma, MAMbo Bologna, Museion Bolzano. He currently lives and works in Milan.
* Simone Ciglia (born in Pescara in 1982) holds a PhD in Contemporary Art History from Sapienza University in Rome. He works mainly in the field of art and art criticism of the second half of the twentieth century. He is a freelance researcher and curator as well as a teacher at the Fine Arts Academy of Urbino, Italy. He writes for catalogues, books and magazines (he has collaborated with Zanichelli and Treccani and he is also a correspondent for “Flash Art” magazine). He is assistant researcher at MAXXI – National Museum of 21st Century Arts, Rome.
***
Bashkëbisedim / Mario Airò & Simone Ciglia / Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel / 26 shkurt 2020 / 18:00 / Tiranë
Mario Airò dhe Simone Ciglia/Çilia janë ftuar për një bashkëbisedim i cili organizohet nga Instituti Italian i Kulturës dhe zhvillohet në mjedisin e Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel, më 26 shkurt 2020, në orën 18:00, në Tiranë. Bashkëbisedimi përqendrohet në projektin më të fundit të artistit Mario Airò, të emërtuar ”Modellare l’acqua”/“T’i japësh formë ujit”.
Vepra në fjalë përbën kapitullin e dytë të një hulumtimi mbi mundësitë bashkëkohore të traditës artizanale, çka mishëron një prej linjave të programit të fondacionit Malvina Menegaz në Castelbasso/Kastelbaso. Projekti lindi gjatë një rezidence të artistit Mario Airò në Castelli/Kasteli (TE), qendër historike e prodhimit të procelanit në Itali.
Airò, si një ndër artistët e brezit që u shfaq në Itali në vitet ’90, përuroi një praktikë të nxitur nga ato që ai i përcakton si “bredhje” përmes fushave të ndryshme disiplinore të tilla, si: letërsia, filozofia, historia e artit, arkitektura, kinemaja, si dhe larmia e gjerë e lëndëve dhe teknikave. Falë këtij rasti (rezidencës), artisti preku për herë të parë qeramikën (sipas traditës së banorëve të Castelbasso-s), për të formuar një motiv natyror: ujin dhe rrjedhën e tij, nga i cili kërkon “një të barasvlershëm në skulpturë, një rikthim mbi të gjitha të sharmit të tij, të hirit të tij, të tingullit të tij.” Instalacioni ndërmend formën e shtratit të lumit, të zbërthyer në elemente individuale, të përbërë nga arketipa qeramike nga Castelli (pllaka, gota, kana), në një kompozim të pezullt dhe akrobatik që lidhet me temën e burimit.
Falë bashkëveprimit me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, vepra “Modellare l’acqua”/“T’i japësh formë ujit” paraqitet për herë të parë në hapësirën Bazament. Në vazhdimësi të ekspozitës ka një kalendar veprimtarish që përfshin: një punëtorì qeramike në universitetin Polis dhe një bisedë me artistin dhe kuratorin Simone Ciglia, në bashkëpunim me Platformën e Artit Bashkëkohor Harabel, në mjedisin e kësaj të fundit. Vepra do të jetë pjesë e koleksionit të Muzeut Ndërkombëtar të Qeramikës së Faenzës, institucioni më i madh italian në këtë sektor.
Vepra ”Modellare l’acqua”/“T’i japësh formë ujit”, nga Mario Airò, është një projekt i ideuar dhe promovuar nga Fondazione Malvina Menegaz në Castelbasso/Kastelbaso dhe i realizuar falë mbështetjes së Këshillit Italian – i Drejtorisë së Përgjithshme për Krijimtarinë Bashkëkohore në Ministrinë për Trashëgimi, Veprimtari Kulturore dhe Turizëm.
Rreth artistit dhe kuratorit:
* Mario Airò ka lindur në Pavia në vitin 1961. Ka studiuar në Milano me Luciano Fabro dhe në mesin e viteve ’90 hapi, me artistë të tjerë, një hapësirë të vetëmenaxhuar në rrugën “Lazzaro Palazzi”. Në vitin 1997 mori pjesë në Bienalen e 47-të të Venecias, në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Moskë dhe në vitin 2005 në Bienalen Guanxhu (Gwangju). Ka hapur shumë ekspozita vetjake dhe ka marrë pjesë në ekspozita të përbashkëta në institucione të shumta në të gjithë botën, përfshirë: GAM (Torino); Kunsthalle, Lophem; Pallati i Trienales (Milano); Galeria Kombëtare e Parmës, Pallati Pilotta; Muzeu i Artit Bashkëkohor “Villa Croce” (Xhenova/Genova). Punimet e tij janë shfaqur, ndër të tjera, në Kështjellën Rivoli, në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Tokio dhe në S.M.A.K. Ghent. Gjithashtu, punimet e tij janë pjesë e koleksioneve të shumë institucioneve, përfshirë: MAXXI (Romë), Kështjella Rivoli, GNAM (Romë), MAMbo (Bolonjë/Bologna), Muzeu Bolzano. Mario Airò jeton dhe punon në Milano.
* Simone Ciglia ka lindur në Peskara/Pescara në vitin 1982. Ka studiuar në nivelin e doktoraturës në fushën e historisë së artit bashkëkohor në Universitetin Sapienza në Romë. Ai punon kryesisht në fushën e artit dhe kritikës së artit të gjysmës së dytë të shekullit XX. Është studiues dhe kurator i pavarur, si dhe jep mësim në Akademinë e Arteve të Bukura në Urbino (Itali). Ai shkruan për katalogje, libra dhe revista. Në fushën e botimeve ka bashkëpunuar me institucionet “Zanichelli” dhe “Treccani”. Gjithashtu, është korrespodent i revistës “Flash Art” dhe ndihmësstudiues në MAXXI (Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI, në Romë).