Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel ka kënaqësinë të jetë partner në Projektin e Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor : Bashkëprodhimi i hapësirës së përbashkët dhe krijimi i formacioneve të solidaritetit në Ballkanin perëndimor dhe përtej, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Fondacioni Ndërkombëtar Manifesta, nismëtari i bienales së vetme kulturore nomade në Evropë dhe nismëtar i Projektit të Ballkanit Perëndimor Manifesta 14, po bashkëpunon me Qytetin e Prishtinës, Kosovë, për të zhvilluar Manifesta 14 Prishtina, e cila do të hapet nga 22 korriku deri më 30 tetor, 2022.
I organizuar me rastin e bienales, Fondacioni Ndërkombëtar Manifesta ka krijuar Projektin Ballkani Perëndimor Manifesta 14, i cili synon të zgjerojë shtrirjen dhe kohëzgjatjen e Bienales Nomade Evropiane duke zhvilluar një platformë bashkëpunimi ndër-rajonale që përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore dhe qytetare në të gjithë rajonin. Një objektiv integral i projektit është të hapë Ballkanin Perëndimor për të krijuar një projekt që thyen kufijtë e infrastrukturave dhe rrjeteve të izoluara kulturore.
Nisur nga pëlqimi për arkitekturën, planifikimin urban, të drejtat e njeriut, artet dhe kulturën, projekti Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor propozon një mori aktivitetesh të larmishme gjatë vitit 2021 dhe 2022, duke filluar nga kërkimet e thella kulturore, bashkëbisedimet e ekspertëve dhe konferencat, deri tek ekspozitat dhe veprimtaritë në të gjithë rajonin.
Rrjeti i partnerëve të projektit të Manifesta-s për Ballkanin Perëndimor promovon një politikë të kujdesit midis komuniteteve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dhe synon të stimulojë struktura më të gjera të rrjetit ndërkufitar, ku mund të zhvillohen prodhimi i njohurive dhe ekspertiza vendore.
Aktivitetet në procesin e zhvillimit të projektit do të jenë rezultat i bashkëpunimeve të ngushta midis Fondacionit Ndërkombëtar Manifesta, Hollandës dhe nëntë partnerëve nga Ballkani Perëndimor: Qendra Kërkimore Post-Konfliktuale, Sarajevë (PCRC); RRITU (Termokiss), Prishtinë; Muzeu i Artit Bashkëkohor (MoCA), Shkup; Platforma e Artit Bashkëkohor Harabel, Tiranë; Instituti APSS, Podgoricë; OJQ Aktiv Kosova; Meydan D.O.O. (Hestia), Beograd; Fondacioni i Arkitekturës së Kosovës (FAK); Instituti i Artit Bashkëkohor (ICA), Sofje; Instituti Evropian Rom për Artet dhe Kulturën (ERIAC), Berlin.
Projektit Manifesta 14 për Ballkanin Perëndimor i është dhënë një grant të Evropës Krijuese për Ballkanin Perëndimor nga Bashkimi Evropian.
Më shumë informacion mbi projektin dhe aktivitetet do të pasojnë në muajt në vazhdim.
Për më tepër shikoni: